Letra e parë e Gjonit 5:1-21
5 Kushdo që beson se Jezui është Krishti, ka lindur nga Perëndia,*+ dhe kushdo që e do Atin, i do edhe fëmijët e Perëndisë,
2 dhe e dimë se i duam fëmijët e Perëndisë+ kur duam Perëndinë dhe kur zbatojmë urdhërimet e tij.
3 Vërtet, kjo do të thotë dashuri për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij.+ E megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda,*+
4 sepse kushdo* që ka lindur nga Perëndia, e mund botën,+ dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë.+
5 Kush është ai që mund botën?+ A nuk është ai që ka besim se Jezui është Biri i Perëndisë?+
6 Jezu Krishti erdhi nëpërmjet ujit dhe gjakut; jo vetëm me ujë,+ por me ujë e me gjak.+ E për këtë jep dëshmi fryma e shenjtë,+ sepse fryma zbulon të vërtetën.*
7 Në fakt janë tre dëshmitarë:
8 fryma,+ uji+ dhe gjaku,+ dhe që të tre janë në përputhje me njëri-tjetrin.
9 Ne e pranojmë dëshminë që japin njerëzit, por sa më e madhe është dëshmia që jep Perëndia, sepse vetë Perëndia ka dhënë dëshmi për Birin e tij.
10 Ai që tregon besim te Biri i Perëndisë, e ka pranuar në zemër këtë dëshmi. Ai që nuk ka besim te Perëndia, e ka nxjerrë atë gënjeshtar,+ sepse nuk ka treguar besim te dëshmia që dha Perëndia për Birin e tij.
11 E kjo është dëshmia: Perëndia na dha jetën e përhershme,+ dhe kjo jetë vjen nga Biri i tij.+
12 Ai që është në unitet me Birin e Perëndisë, ka jetë të përhershme; ai që nuk është në unitet me Birin, nuk ka jetë të përhershme.+
13 Këto gjëra jua shkruaj që të dini se ju që tregoni besim në emrin e Birit të Perëndisë,+ keni jetë të përhershme.+
14 E kjo është siguria që kemi tek ai:+ ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë sipas vullnetit të tij.+
15 Nëse e dimë se ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë, e dimë edhe se do t’i marrim ato që kërkuam, sepse ia kërkuam atij.+
16 Nëse dikush sheh vëllanë e vet duke bërë një mëkat që nuk çon në vdekje, le të lutet për të, dhe Perëndia do t’i japë atij jetë;+ po, Ai do t’u japë jetë atyre që nuk bëjnë mëkate që çojnë në vdekje. Ama ka një mëkat që çon në vdekje.+ Për atë mëkat unë nuk i them të lutet.
17 Çdo padrejtësi është mëkat.+ Megjithatë, ka një mëkat që nuk çon në vdekje.
18 Ne e dimë se çdo njeri që ka lindur nga Perëndia, nuk ecën në udhën e mëkatit, dhe përderisa Biri i Perëndisë* e mbron, i Ligu nuk e prek dot atë me dorë.*+
19 Ne e dimë se vijmë nga Perëndia, kurse e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut.+
20 Por ne e dimë se Biri i Perëndisë ka ardhur,+ dhe ai na ka dhënë gjykim të thellë* që të fitojmë njohuri për të Vërtetin. E me anë të Birit të tij, Jezu Krishtit, ne jemi në unitet me të Vërtetin.+ Ky është Perëndia i vërtetë dhe burimi i jetës së përhershme.+
21 Fëmijët e mi të vegjël, ruhuni nga idhujt.+
Shënimet
^ Ose «është bërë fëmijë i Perëndisë».
^ Ose «nuk bëhen barrë».
^ Fjalë për fjalë «çdo gjë».
^ Fjalë për fjalë «është e vërteta».
^ Domethënë, Jezu Krishti.
^ Ose «nuk e shtie dot atë në dorë».
^ Ose «aftësi perceptuese; inteligjencë».