Psalmet 77:1-20

  • Lutje në kohë vuajtjesh

    • Të meditojmë për veprat e Perëndisë (11, 12)

    • «Cili perëndi është kaq madhështor?» (13)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.* Psalm i Asafit.+ Këngë. 77  Me zërin tim do t’i thërras Perëndisë,po, Perëndisë do t’i thërras, dhe ai ka për të më dëgjuar.+   Në kohë vuajtjesh kërkoj Jehovain;+natën drejt tij i shtrij duart në lutje pa pushim,*por shpirti* im s’gjen ngushëllim.   Ç’mall më pushton kur kujtoj Perëndinë!+ Shpirti më trazohet dhe më sosen fuqitë.*+ (Selah)   Prej teje s’vë gjumë në sy;jam aq i turbulluar, sa nuk flas dot.   Sjell ndër mend ditët e lashta,+vitet e së shkuarës së largët kujtoj.   Gjatë natës kujtoj këngën time;*+bluaj në mendje+ dhe me kujdes hetoj*në kanë përgjigje pyetjet e mia.   Vallë, përgjithnjë do të na flakë tej Jehovai?+ Nuk do të kemi më kurrë pëlqimin e tij?+   Thua të ketë marrë fund përgjithnjë dashuria e tij besnike? Vallë asnjë nga brezat nuk do ta shohë premtimin e tij të përmbushet?   Mos ka harruar Perëndia të na japë pëlqimin e tij?+ Mos vallë zemërimi ia ka zënë frymën mëshirës së tij? (Selah) 10  A të vazhdoj ende të them: «Ja ç’më mundon:*+ Më i Larti nuk na ndihmon më me të djathtën e tij.» 11  Do të kujtoj veprat e tua, o Jah,po, do të kujtoj veprat e tua të mrekullueshme të kohëve më parë. 12  Do të meditoj për të gjitha veprat e tua,po, për mënyrën si vepron, do të mendoj thellë.+ 13  O Perëndi, udhët e tua janë të shenjta. Cili perëndi është kaq madhështor sa ti, o Perëndi?!+ 14  Ti je Perëndia i vërtetë që bën gjëra të mrekullueshme;+ti ua ke treguar forcën tënde popujve.+ 15  Me krahun tënd të fuqishëm e ke shpëtuar* popullin tënd,+bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Selah) 16  Ujërat të panë, o Perëndi,ujërat të panë dhe u turbulluan,+ujërat e thella nisën të trazoheshin. 17  Nga retë ujë vërshoi,qiejt me re të zeza gjëmuane sa andej këtej fluturuan shigjetat e tua.+ 18  Bubullima jote gjëmonte+ si rrotat e karrocave;shkrepëtimat e vetëtimave ndriçonin mbarë tokën,+e ajo zuri të dridhej e të lëkundej.+ 19  Një udhë përmes detit hape,+një shteg përmes ujërave të shumta,por gjurmët e tua nuk i gjeti askush. 20  Me dorën* e Moisiut dhe të Aronit,+i prive si një kope popullit tënd.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «pa u mpirë».
Fjalë për fjalë «më soset fryma».
Ose «muzikën time me instrumente me tela».
Fjalë për fjalë «fryma ime heton».
Ose «ç’ma shpon shpirtin».
Fjalë për fjalë «e ke shpenguar». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «Nën kujdesin».