Zanafilla 40:1-23
40 Pas këtyre gjërave, kryekupëmbajtësi+ i mbretit të Egjiptit dhe kryebukëpjekësi kishin fyer* zotërinë e tyre, mbretin e Egjiptit.
2 Kështu faraoni u zemërua shumë me dy zyrtarët e tij, kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin,+
3 dhe i futi në burgun që mbikëqyrte kreu i rojave,+ pikërisht aty ku mbahej i burgosur Jozefi.+
4 Atëherë kreu i rojave e caktoi Jozefin që të rrinte me ta e të kujdesej për ta;+ ata ndenjën në burg për ca kohë.*
5 Kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të burgosur, panë në të njëjtën natë nga një ëndërr dhe secila kishte interpretimin e vet.
6 Të nesërmen në mëngjes, kur Jozefi erdhi, pa që ishin të demoralizuar
7 dhe i pyeti: «Ç’janë këto fytyra të trishtuara?»
8 Ata iu përgjigjën: «Kemi parë të dy nga një ëndërr, por s’ka kush na i interpreton.»* Prandaj Jozefi u tha: «A nuk i takon Perëndisë t’i interpretojë ëndrrat?!+ M’i tregoni mua, ju lutem.»
9 Kështu kryekupëmbajtësi ia tregoi ëndrrën Jozefit dhe i tha: «Në ëndërr pashë një hardhi me tri degë,
10 që filloi të nxirrte bisqe e të çelte lule, dhe bistakët iu poqën.
11 Në dorë kisha kupën e faraonit; mora rrushin, e shtrydha në kupë dhe ia dhashë në dorë faraonit.»
12 Atëherë Jozefi i tha: «Ky është interpretimi: tri degët janë tri ditë.
13 Pas tri ditësh, faraoni do të të nxjerrë nga burgu* dhe do të të kthejë përsëri në detyrën tënde;+ ti do t’i japësh faraonit kupën në dorë, siç bëje edhe më përpara kur ishe kupëmbajtësi i tij.+
14 Megjithatë, kur gjërat të të shkojnë mirë, kujtohu për mua. Të lutem, më trego dashuri besnike dhe foli faraonit për mua që të dal nga ky vend.
15 Faktikisht më kanë rrëmbyer nga vendi i hebrenjve+ dhe këtu s’kam bërë asgjë që të meritoj burgun.»*+
16 Kur kryebukëpjekësi pa që interpretimi ishte i mirë, i tha Jozefit: «Edhe unë pashë një ëndërr; kisha në kokë tri shporta me bukë të bardhë.
17 Shporta lart fare kishte lloj-lloj prodhimesh të pjekura brumi për faraonin, dhe disa zogj po hanin nga shporta.»
18 Atëherë Jozefi iu përgjigj: «Ky është interpretimi: tri shportat janë tri ditë.
19 Pas tri ditësh, faraoni do të ta heqë kokën, do të të varë në shtyllë, dhe zogjtë do të ta hanë mishin.»+
20 Tani, ditën e tretë ishte ditëlindja+ e faraonit, prandaj ai shtroi një gosti për gjithë shërbëtorët e tij dhe nxori nga burgu kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin në prani të të gjithë shërbëtorëve.
21 Kryekupëmbajtësin e ktheu në detyrën e tij, dhe ai vazhdoi t’i jepte kupën faraonit.
22 Por kryebukëpjekësin e vari, ashtu si e kishte interpretuar ëndrrën Jozefi.+
23 Mirëpo kryekupëmbajtësi e harroi Jozefin e s’u kujtua për të.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «kishin mëkatuar kundër».
^ Fjalë për fjalë «ditë».
^ Ose «i shpjegon».
^ Fjalë për fjalë «do të ta ngrejë kokën lart».
^ Fjalë për fjalë «që të më fusin në sternë; në gropë».