KAPITULLI I TETËMBËDHJETË
Pagëzimi dhe marrëdhënia jote me Perëndinë
-
Si bëhet pagëzimi i krishterë?
-
Cilët hapa duhet të bësh që të kualifikohesh për t’u pagëzuar?
-
Si i kushtohet Perëndisë një njeri?
-
Cila është arsyeja e veçantë pse duhet të pagëzohemi?
1. Pse kërkoi të pagëzohej një zyrtar etiopas?
«JA, UJI! Çfarë më pengon të pagëzohem?» Këtë pyetje e bëri një zyrtar etiopas në shekullin e parë. Filipi, një i krishterë, sapo i kishte provuar se Jezui ishte Mesia i premtuar. I prekur thellë prej asaj që kishte mësuar nga
2. Pse duhet të mendosh seriozisht për pagëzimin?
2 Në qoftë se i ke studiuar me kujdes kapitujt e mëparshëm të këtij libri me një Dëshmitar të Jehovait, ndoshta edhe ti ndihesh gati të pyesësh: ‘Çfarë më pengon mua të pagëzohem?’ Tashmë e ke mësuar premtimin e Biblës për jetën e përhershme në Parajsë. (Luka 23:43; Zbulesa 21:
3. (a) Cilin urdhër u dha Jezui ithtarëve të tij? (b) Si bëhet pagëzimi në ujë?
3 Si mund ta tregosh se dëshiron t’i shërbesh Perëndisë? Jezui u tha ithtarëve të tij: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar.» (Mateu 28:19) Vetë Jezui dha shembullin, duke u pagëzuar në ujë. Pagëzimi i tij nuk u bë duke e spërkatur me ujë ose duke i hedhur ca ujë në kokë. (Mateu 3:16) Fjala «pagëzoj» vjen nga një fjalë greke që do të thotë «zhyt». Prandaj, pagëzimi i krishterë do të thotë të zhytesh plotësisht në ujë.
4. Çfarë tregon pagëzimi në ujë?
4 Pagëzimi në ujë është një kërkesë për të gjithë ata që duan të krijojnë një marrëdhënie personale me Perëndinë Jehova. Duke u pagëzuar, po tregon para të gjithëve se dëshiron t’i shërbesh Perëndisë. Tregon se je i kënaqur që po bën vullnetin e Jehovait. (Psalmi 40:
DUHET NJOHURI DHE BESIM
5. (a) Cili është hapi i parë që të kualifikohesh për t’u pagëzuar? (b) Pse janë të rëndësishme mbledhjet e krishtere?
5 Tashmë ke filluar të bësh hapin e parë. Cili është ky? Ke marrë njohuri për Perëndinë Jehova dhe për Jezu Krishtin, ndoshta me anë të një studimi të rregullt të Biblës. (Gjoni 17:3) Por ka akoma për të mësuar. Të krishterët dëshirojnë të jenë «plot me njohuri të saktë të vullnetit të [Perëndisë]». (Kolosianëve 1:9) Një ndihmë e madhe për këtë është ndjekja e mbledhjeve të kongregacionit që mbajnë Dëshmitarët e Jehovait. Është e rëndësishme që t’i ndjekim këto mbledhje. (Hebrenjve 10:
6. Sa njohuri duhet të kesh nga Bibla, që të kualifikohesh për t’u pagëzuar?
6 Natyrisht, nuk është e nevojshme të dish gjithçka nga Bibla, që të kualifikohesh për t’u pagëzuar. Zyrtari etiopas kishte njëfarë njohurie, por kishte nevojë për ndihmë që të kuptonte disa pjesë të Shkrimeve. (Veprat 8:
7. Si duhet të ndikojë te ti studimi i Biblës?
7 Mirëpo, vetëm njohuria nuk mjafton, sepse «pa besim është e pamundur t’i pëlqesh [Perëndisë]». (Hebrenjve 11:6) Bibla na thotë se, kur e dëgjuan mesazhin që predikonin të krishterët, disa njerëz në qytetin e lashtë të Korintit «filluan të besonin e të pagëzoheshin». (Veprat 18:8) Po kështu edhe ty, studimi i Biblës duhet të të mbushë me besimin se është Fjala e frymëzuar e Perëndisë. Studimi i Biblës duhet të të ndihmojë të kesh besim te premtimet e Perëndisë dhe te fuqia shpëtuese e flijimit të Jezuit.
T’U FLASËSH TË TJERËVE PËR TË VËRTETËN BIBLIKE
8. Çfarë do të të shtyjë t’u flasësh të tjerëve për atë që ke mësuar?
8 Kur të të shtohet besimi në zemër, do ta kesh të vështirë ta mbash vetëm për vete atë që ke mësuar. (Jeremia 20:9) Besimi do të të motivojë t’u flasësh të tjerëve për Perëndinë dhe për qëllimet e tij.
9, 10. (a) Me cilët mund të fillosh të flasësh për të vërtetën e Biblës? (b) Çfarë duhet të bësh, në qoftë se dëshiron të marrësh pjesë në veprën e organizuar të predikimit me Dëshmitarët e Jehovait?
9 Ndoshta mund të fillosh të flasësh për të vërtetën e Biblës duke biseduar me takt me miqtë, të afërmit, fqinjët dhe shokët e punës. Me kalimin e kohës, do të të lindë dëshira të marrësh pjesë në veprën e organizuar të predikimit me Dëshmitarët e Jehovait. Në atë çast, mos ngurro të flasësh me Dëshmitarin që po të ndihmon të mësosh Biblën. Nëse duket se je i kualifikuar për të dalë në shërbim, do të merren masa që ti dhe ai që po të drejton studimin, të takoheni me dy pleq kongregacioni.
10 Kjo do të të japë mundësi të njihesh më mirë me disa pleq të krishterë, të cilët kujdesen për kopenë e Perëndisë. (Veprat 20:28; 1 Pjetrit 5:
11. Cilat ndryshime mund të duhet të bëjnë disa njerëz para se të kualifikohen për shërbimin?
11 Nga ana tjetër, ndoshta do të të duhet të bësh disa ndryshime në jetë dhe në zakone, që të kualifikohesh për
PENDIMI DHE KTHESA
12. Pse është i nevojshëm pendimi?
12 Duhen bërë edhe disa hapa të tjerë para se të kualifikohesh për t’u pagëzuar. Apostulli Pjetër tha: «Pendohuni dhe kthehuni, që t’ju fshihen mëkatet.» (Veprat 3:19) Të pendohesh do të thotë të të vijë vërtet keq për diçka që ke bërë. Pendimi është patjetër i përshtatshëm për një njeri që ka bërë një jetë imorale, por është i nevojshëm edhe sikur dikush të ketë bërë një jetë pak a shumë të pastër nga ana morale. Përse? Sepse të gjithë njerëzit janë mëkatarë dhe kanë nevojë për faljen e Perëndisë. (Romakëve 3:23; 5:12) Para se të studioje Biblën, ti nuk e dije cili ishte vullneti i Perëndisë. Prandaj, si mund të jetoje plotësisht në përputhje me këtë vullnet? Ja pse pendimi është i nevojshëm.
13. Çfarë përfshin kthesa?
13 Pendimi duhet shoqëruar me kthesën. Nuk mjafton të ndiesh keqardhje. Duhet ta hedhësh poshtë mënyrën si ke jetuar më parë dhe të jesh plotësisht i vendosur që, tani e tutje, të veprosh drejt. Pendimi dhe kthesa janë hapa që duhet t’i bësh para se të pagëzohesh.
T’I KUSHTOHESH PERËNDISË
14. Cilin hap të rëndësishëm duhet të bësh para se të pagëzohesh?
14 Ka një hap tjetër të rëndësishëm që duhet të bësh para se të pagëzohesh. Duhet t’i kushtohesh Perëndisë Jehova.
15, 16. Çfarë do të thotë t’i kushtohesh Perëndisë, dhe çfarë e shtyn një njeri që të bëjë këtë?
Ligji i përtërirë 6:15) Por, përse duhet ta bëjmë këtë? Ta ilustrojmë me një shembull. Një djalë fillon të njihet me një vajzë. Sa më shumë që mëson për të dhe sheh cilësitë e saj të mira, aq më shumë ndihet i tërhequr prej saj. Është më se e natyrshme që, me kalimin e kohës, djali t’i propozojë për martesë. Është e vërtetë se të martohesh do të thotë të marrësh përsipër përgjegjësi të reja. Por, dashuria e shtyn djalin që të bëjë këtë hap të rëndësishëm.
15 Kur i kushtohesh Perëndisë Jehova në një lutje të bërë me gjithë zemër, i premton se do t’i përkushtohesh vetëm atij përgjithmonë. (16 Kur njeh dhe fillon ta duash Jehovain, ndihesh i shtyrë t’i shërbesh pa asnjë rezervë e pa vënë asnjë kufizim lidhur me adhurimin që i bën. Të gjithë ata që duan të ndjekin Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin, duhet ‘të mohojnë veten’. (Marku 8:34) E mohojmë veten duke bërë çmos që dëshirat dhe synimet tona të mos na pengojnë t’i bindemi plotësisht Perëndisë. Pra, që më përpara se të pagëzohesh, qëllimi yt kryesor duhet të jetë të bësh vullnetin e Perëndisë Jehova.
TË KAPËRCEJMË FRIKËN SE NUK DO T’IA DALIM DOT
17. Pse disa mund të ngurrojnë t’i kushtohen Perëndisë?
17 Disa ngurrojnë t’i kushtohen Jehovait, sepse kanë frikë të bëjnë një hap kaq të rëndësishëm. Ndoshta i frikësohen idesë që, si të krishterë të kushtuar, do t’i japin llogari Perëndisë. Ngaqë druhen se nuk do t’ia dalin dot dhe do ta zhgënjejnë Jehovain, mendojnë që më mirë të mos i kushtohen atij.
18. Çfarë mund të të nxitë t’i kushtohesh Jehovait?
18 Ndërsa mëson ta duash Jehovain, do të ndihesh i Eklisiastiu 5:4) Pasi të kesh bërë kushtimin, me siguri që dëshiron ‘të ecësh denjësisht për Jehovain, me synimin që t’i pëlqesh plotësisht atij’. (Kolosianëve 1:10) Ngaqë e do Perëndinë, nuk do të të duket tepër e vështirë të bësh vullnetin e tij. Pa dyshim do të pajtohesh me fjalët e apostullit Gjon, që shkroi: «Kjo është dashuria për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij, e megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda.»
19. Pse nuk duhet të kesh frikë për t’iu kushtuar Perëndisë?
19 Nuk duhet të jesh i përsosur që t’i kushtohesh Perëndisë. Jehovai i njeh kufizimet që ka secili prej nesh dhe Psalmi 103:14) Ai dëshiron që t’ia dalësh mbanë dhe do të të mbështetë e do të të ndihmojë. (Isaia 41:10) Mund të jesh i sigurt se, po të besosh te Jehovai me gjithë zemër, ai «do t’i drejtojë shtigjet e tua».
PAGËZOHU NË SIMBOL TË KUSHTIMIT TËND
20. Pse kushtimi ndaj Jehovait s’mund të mbetet vetëm diçka që e bën ti privatisht?
20 Meditimi rreth gjërave që sapo thamë, mund të të Romakëve 10:10) Si bëhet kjo?
ndihmojë që t’i kushtohesh Jehovait në lutje. Të gjithë ata që e duan vërtet Perëndinë, duhet edhe që ‘ta bëjnë publikisht shpalljen që të çon në shpëtim’. (21, 22. Si mund ‘të shpallësh publikisht’ besimin tënd?
21 Thuaji koordinatorit të trupit të pleqve të kongregacionit tënd se dëshiron të pagëzohesh. Ai do të marrë masa që disa pleq të shqyrtojnë me ty disa pyetje që kanë të bëjnë me mësimet themelore të Biblës. Në qoftë se për këta pleq bëhet e qartë se kualifikohesh, do të të thonë se mund të pagëzohesh me rastin e parë që paraqitet. * Zakonisht, në këto raste, mbahet një fjalim ku shqyrtohet domethënia e pagëzimit. Pastaj, oratori i fton të gjithë kandidatët për pagëzim që t’u përgjigjen dy pyetjeve të thjeshta, si një mënyrë ‘për të shpallur publikisht’ besimin e tyre.
22 Pagëzimi është hapi që e identifikon dikë para të gjithëve si një njeri të kushtuar Perëndisë dhe që tani është Dëshmitar i Jehovait. Kandidatët për pagëzim zhyten plotësisht në ujë për të treguar para të gjithëve se i janë kushtuar Jehovait.
DOMETHËNIA E PAGËZIMIT
23. Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë»?
23 Jezui tha se dishepujt e tij do të pagëzoheshin «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë». (Mateu 28:19) Kjo do të thotë se kandidati për pagëzim e pranon autoritetin e Perëndisë Jehova dhe të Jezu Krishtit. (Psalmi 83:18; Mateu 28:18) Gjithashtu, ai e pranon rolin dhe veprimtarinë e frymës së shenjtë ose, ndryshe, forcës vepruese të Perëndisë.
24, 25. (a) Çfarë simbolizon pagëzimi? (b) Cilës pyetje duhet t’i japim përgjigje?
24 Megjithatë, pagëzimi nuk është thjesht një zhytje në ujë, por është simbol i diçkaje shumë të rëndësishme. Zhytja e plotë në ujë simbolizon që, në kuptimin e figurshëm, ke vdekur dhe nuk do të jetosh më siç jetoje më parë. Dalja nga uji tregon se tani jeton për të bërë vullnetin e Perëndisë. Gjithashtu, nuk duhet të harrosh se i je kushtuar Perëndisë Jehova, jo ndonjë vepre, ndonjë ideali, ndonjë njeriu ose ndonjë organizate. Kushtimi dhe pagëzimi shënojnë fillimin e një miqësie shumë të ngushtë me Perëndinë.25 Pagëzimi nuk garanton shpëtimin. Apostulli Pavël shkroi: «Vazhdoni të punoni për shpëtimin e vetes suaj me frikë dhe me dridhma.» (Filipianëve 2:12) Pagëzimi është vetëm fillimi. Por lind pyetja: Si të qëndrosh në dashurinë e Perëndisë? Kapitulli i fundit do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
^ par. 21 Pagëzimet bëhen rregullisht në asambletë dhe kongreset vjetore, që organizojnë Dëshmitarët e Jehovait.