Mesazhi i Biblës—Përmbledhje
Jehovai i krijon Adamin dhe Evën me shpresën e jetës së përhershme në Parajsë. Satanai shpif për emrin e Perëndisë dhe vë në dyshim të drejtën e Tij për të sunduar. Adami dhe Eva bashkohen me Satanain në rebelim, duke sjellë mëkatin e vdekjen për vete dhe për pasardhësit e tyre
Jehovai i dënon rebelët dhe premton se do të vijë një Farë ose Çlirimtar që do të dërrmojë Satanain e do të zhbëjë të gjitha pasojat e rebelimit dhe të mëkatit
Jehovai i premton Abrahamit dhe Davidit se do të jenë paraardhës të Farës ose Mesisë, i cili do të sundojë si Mbret përgjithmonë
Jehovai i frymëzon profetët të parathonë se Mesia do të zhdukë mëkatin dhe vdekjen. Bashkë me disa sundimtarë të tjerë, ai do të sundojë si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, e cila do t’u japë fund luftërave, sëmundjeve e madje edhe vdekjes
Jehovai dërgon Birin e tij në tokë. Ai identifikon Jezuin si Mesinë. Jezui predikon për Mbretërinë e Perëndisë dhe jep jetën si flijim. Më pas Jehovai e ringjall si krijesë frymore
Jehovai e kurorëzon Birin e tij si Mbret në qiell, ngjarje që shënon fillimin e ditëve të fundit të këtij sistemi. Jezui i udhëheq dishepujt e tij ndërsa predikojnë për Mbretërinë e Perëndisë në mbarë tokën
Jehovai e udhëzon Birin e tij që të vendosë sundimin e Mbretërisë në tokë. Mbretëria shkatërron të gjitha qeveritë e liga, vendos Parajsën dhe ndihmon njerëzit besnikë të arrijnë përsosmërinë. E drejta e Jehovait për të sunduar shfajësohet dhe emri i tij shenjtërohet një herë e përgjithmonë