Këshillat
Kur na japin këshilla
Pse duhet të kërkojmë këshilla të bazuara në Bibël?
Pse është më mirë t’i pranojmë këshillat në vend që të justifikohemi?
Shih edhe Pr 1:23-31; 15:31
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 15:3, 9-23—Kur profeti Samuel ndreqi Saulin, mbreti u justifikua dhe ia hodhi poshtë këshillën; si pasojë, Jehovai e hodhi poshtë Saulin
-
2Kr 25:14-16, 27—Kur profeti i Jehovait e korrigjoi mbretin Amaziah për mëkatin e tij, ky nuk e dëgjoi dhe, si pasojë, humbi miratimin e mbrojtjen e Jehovait
-
Pse të tregojmë respekt për mbikëqyrësit e kongregacionit kur na këshillojnë?
1Se 5:12; 1Ti 5:17; He 13:7, 17
-
Shembull nga Bibla:
-
3Gjo 9, 10—Apostulli i moshuar Gjon e kritikoi ashpër Diotrefin ngaqë nuk tregonte respekt ndaj vëllezërve që merrnin drejtimin në kongregacionin e krishterë
-
Pse t’ua vëmë veshin të moshuarve?
Shih edhe Jb 12:12; 32:7; Tit 2:3-5
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 19:2-3; 23:16-18—Mbreti David i dëgjonte këshillat e Jonatanit që ishte rreth 30 vjet më i madh, dhe kështu merrte forcë
-
1Mb 12:1-17—Mbreti Rehoboam e hodhi poshtë këshillën e arsyeshme të burrave të moshuar, por dëgjoi këshillën e pamend të të rinjve, dhe kjo i solli rrënim
-
Nga e kuptojmë që edhe gratë besnike dhe të rinjtë që i shërbejnë Jehovait, mund të japin këshilla të mira?
Jb 32:6, 9, 10; Pr 31:1, 10, 26; Ek 4:13
Shih edhe Ps 119:100
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 25:14-35—Këshilla që i dha Abigaila mbretit David, shpëtoi shumë jetë dhe nuk e la mbretin të bëhej me faj gjaku
-
2Sa 20:15-22—Në Abel, një grua e mençur shpëtoi të gjithë qytetin me këshillën e saj
-
2Mb 5:1-14—Një vajzë e vogël izraelite i sugjeroi një luftëtari të fuqishëm si mund të shërohej nga lebra
-
Pse nuk duhet t’i dëgjojmë këshillat e atyre që nuk respektojnë Jehovain ose Fjalën e tij?
Shih edhe Lu 6:39
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Kr 10:13, 14—Mbreti Saul u konsultua me një medium në vend që të kërkonte drejtimin e Jehovait dhe vdiq ngaqë nuk iu bind Atij
-
2Kr 22:2-5, 9—Mbreti Ahaziah zgjodhi këshilltarët e gabuar, dhe kjo i solli vdekjen
-
Jb 21:7, 14-16—Jobi hodhi poshtë mendimet e atyre që nuk respektonin Jehovain
-
Kur japim këshilla
Pse është më mirë që, para se të japim një këshillë, të dëgjojmë me vëmendje, të mbledhim të gjitha faktet dhe të flasim me palët e përfshira?
Shih edhe Pr 25:8
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 1:9-16—Para se të dinte faktet, kryeprifti Eli e kritikoi Hanën, duke hamendësuar se kjo grua besnike ishte e dehur
-
Mt 16:21-23—Apostulli Pjetër e qortoi Jezuin pa e ditur që kjo gjë do t’i shërbente interesave të Satanait, jo të Jehovait
-
Pse duhet t’i lutemi Jehovait para se të japim një këshillë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Eks 3:13-18—Profeti Moisi i kërkoi ndihmë Jehovait të gjente mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund t’i bënin izraelitët
-
1Mb 3:5-12—Në vend që t’i besonte vetes, mbreti i ri Solomon i kërkoi mençuri Jehovait, dhe Ai e bekoi për këtë
-
Pse duhet t’i bazojmë këshillat dhe përgjigjet tona gjithmonë te Fjala e Perëndisë?
Ps 119:24, 105; Pr 19:21; 2Ti 3:16, 17
Shih edhe Lp 17:18-20
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mt 4:1-11—Jezui iu përgjigj tundimeve të Satanait duke u bazuar te Fjala e Perëndisë, jo te mençuria e tij
-
Gjo 12:49, 50—Jezui na la një shembull të mirë, duke i bazuar të gjitha mësimet e tij tek ajo që i kishte thënë Ati
-
Pse duhet të përpiqemi të jemi të butë kur këshillojmë dikë, e nëse është e mundur, ta lavdërojmë sinqerisht?
Shih edhe Is 9:6; 42:1-3; Mt 11:28, 29
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Kr 19:2, 3—Pasi Jehovai e qortoi mbretin Jehozafat me anë të një profeti, e lavdëroi për gjërat e mira që kishte bërë
-
Zb 2:1-4, 8, 9, 12-14, 18-20—Jezui i lavdëroi disa kongregacione para se t’i këshillonte
-
Nëse një i krishterë ankohet se një bashkëbesimtar e ka mashtruar ose ka shpifur për të, pse është mirë ta nxitim që të flasë vetë me vëllanë ose motrën?
Shih edhe Le 19:17
Si mund ta nxitim një të krishterë që mendon se i është bërë një padrejtësi, të tregohet i mëshirshëm, i duruar dhe falës?
Mt 18:21, 22; Mr 11:25; Lu 6:36; Ef 4:32; Kl 3:13
Shih edhe Mt 6:14; 1Ko 6:1-8; 1Pj 3:8, 9
-
Shembull nga Bibla:
-
Mt 18:23-35—Jezui përdori një ilustrim të goditur për të shpjeguar sa rëndësi ka të jemi falës
-
Pse duhet t’i mbështetim me vendosmëri standardet e Jehovait kur japim këshilla?
Ps 141:5; Pr 17:10; 2Ko 7:8-11
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 15:23-29—Profeti Samuel nuk pati frikë ta këshillonte mbretin Saul
-
1Mb 22:19-28—Profeti Mikajah nuk pranoi ta ndryshonte mesazhin paralajmërues për mbretin Akab, pavarësisht nga kërcënimet dhe keqtrajtimi
-
Si mund ta këshillojmë dikë pa i dobësuar besimin?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lu 22:31-34—Ndonëse Pjetri gaboi rëndë, Jezui shprehu sigurinë se ai do t’i ndreqte gabimet dhe do të forconte të tjerët
-
Fl 21—Apostulli Pavël shprehu sigurinë që kishte se Filemoni do ta ndiqte këshillën e tij, që ishte sipas vullnetit të Perëndisë
-
Si mund të tregohemi zemërmirë kur këshillojmë dikë që ndihet i trazuar ose përtokë?
Si mund t’i tregojmë atij që ka mëkatuar se duam ta ndihmojmë të rifitojë miqësinë me Jehovain?
Si mund të tregojmë respekt kur këshillojmë dikë, pavarësisht nga mosha ose gjinia?
Pse pleqtë tregohen edhe më të vendosur kur qortojnë dikë që shpërfill vazhdimisht këshillat e Biblës?