Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Studimi

Studimi

Pse duhet ta studiojmë rregullisht Fjalën e Perëndisë?

Ps 1:1-3; Pr 18:15; 1Ti 4:6; 2Ti 2:15

Shih edhe Ve 17:11

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ps 119:97-101—Nën frymëzim, psalmisti shprehu dashurinë e tij për ligjin e Perëndisë dhe shpjegoi si kishte nxjerrë dobi duke e zbatuar në jetën e tij

    • Dn 9:1-3, shën.—Nga studimi i librave të shenjtë, profeti Daniel arriti të dallonte se mërgimi 70-vjeçar i izraelitëve ishte drejt fundit

Pse duhet të vazhdojmë të marrim njohuri?

He 6:1-3; 2Pj 3:18

  • Shembuj nga Bibla:

    • Pr 4:18—Ashtu si drita e agimit që ndriçon gjithnjë e më shumë, Jehovai vazhdon t’ua bëjë më të qartë të vërtetën atyre që e duan Atë

    • Mt 24:45-47—Jezui paratha se në ditët e fundit do të caktonte një ‘skllav besnik dhe të mençur’ që do t’u jepte shërbëtorëve të tij ç’u nevojitej për t’i qëndruar besnikë Jehovait

Pse mençuria e Biblës është më e mirë se ajo e librave të shkruar nga njerëzit?

Çfarë u premton Jehovai atyre që e studiojnë Biblën për t’i pëlqyer Atij?

Për çfarë duhet të lutemi që të përfitojmë nga studimi i Biblës?

Pse duhet të nxjerrim sa më shumë dobi nga gjithë ushqimi që siguron «skllavi besnik dhe i mençur»?

Pse duhet të përpiqemi të marrim njohuri të saktë, duke u kushtuar vëmendje madje edhe detajeve?

Sa e rëndësishme është të fitojmë mençuri dhe aftësi për të kuptuar?

Pse duhet të lexojmë ngadalë dhe të mendojmë mirë për atë që lexojmë?

Pse duhet të mendojmë si ta zbatojmë Fjalën e Perëndisë në jetën tonë?

Pse duhet të reflektojmë për mënyrën si mund t’ua shpjegojmë të tjerëve atë që kemi mësuar?

Çfarë dobie kemi nëse i studiojmë në mënyrë të përsëritur të vërtetat e rëndësishme?

2Pj 1:13; 3:1, 2

  • Shembull nga Bibla:

    • Lp 6:6, 7; 11:18-20—Jehovai i urdhëroi izraelitët që t’ua ngulitnin fëmijëve fjalët e tij, duke ua përsëritur vazhdimisht

Çfarë dobish vijnë kur e studiojmë Fjalën e Perëndisë si familje?

Ef 6:4

  • Shembuj nga Bibla:

    • Zn 18:17-19—Jehovai i kërkoi Abrahamit t’i mësonte familjes së tij si t’i bindej Jehovait e të bënte ç’ishte e drejtë

    • Ps 78:5-7—Që populli i Izraelit të vazhdonte të kishte besim te Jehovai, pritej që secili brez të mësonte brezin tjetër

Çfarë dobie kemi kur studiojmë së bashku në mbledhjet e kongregacionit?

He 10:25

Shih edhe Pr 18:1