Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 1

Çfarë njerëzish janë Dëshmitarët e Jehovait?

Çfarë njerëzish janë Dëshmitarët e Jehovait?

Danimarkë

Tajvan

Venezuelë

Indi

Sa Dëshmitarë të Jehovait njeh? Disa prej nesh mund t’i kesh fqinjë, kolegë pune a shokë shkolle ose mbase kemi biseduar me ty për tema biblike. Cilët jemi në të vërtetë dhe pse flasim publikisht për bindjet tona?

Jemi njerëz të zakonshëm. Vijmë nga prejardhje dhe shtresa të ndryshme. Disa prej nesh më parë praktikonin një fe tjetër, kurse të tjerë nuk besonin te Perëndia. Por, para se të bëheshim Dëshmitarë, të gjithë gjetëm kohë t’i shqyrtonim me kujdes mësimet e Biblës. (Veprat 17:11) E pranuam atë që mësuam dhe pastaj secili nga ne vendosi të adhuronte Perëndinë Jehova.

Nxjerrim dobi nga studimi i Biblës. Ashtu si gjithë të tjerët, edhe ne përballemi me problemet dhe dobësitë tona. Megjithatë, teksa përpiqemi të zbatojmë parimet biblike në aktivitetet e përditshme, kemi parë se jeta jonë është përmirësuar dukshëm. (Psalmi 128:1, 2) Kjo është një arsye pse ua themi të tjerëve gjërat e mira që kemi mësuar nga Bibla.

Jetojmë sipas vlerave që i pëlqejnë Perëndisë. Këto vlera, që i mësojmë nga Bibla, na rritin mirëqenien e na nxitin t’i respektojmë të tjerët, si edhe të shfaqim cilësi, si ndershmëria dhe mirëdashja. Ato na ndihmojnë të bëhemi pjesëtarë të shëndoshë e të dobishëm të shoqërisë dhe nxitin unitetin në familje, si edhe sjelljen e moralshme. Ngaqë jemi të bindur se «Perëndia nuk është i anshëm», i përkasim një vëllazërie ndërkombëtare dhe pa pengesa raciale e politike. Ndonëse jemi njerëz të zakonshëm, formojmë një popull unik.​—Veprat 4:13; 10:34, 35.

  • Çfarë kanë të përbashkët Dëshmitarët e Jehovait me njerëzit e tjerë?

  • Cilat vlera kanë mësuar Dëshmitarët nga studimi i Biblës?