Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 31

Do të eci me Perëndinë tim!

Do të eci me Perëndinë tim!

(Mikea 6:8)

  1. 1. Për çdo të mir’, o Ati im,

    ç’kërkon nga un’ në këmbim?

    Të shfaq drejtësi dhe besnikëri,

    modest me ty të eci.

    Pas dorës sate të kapem fort,

    kur hapat hedh në jet’.

    Prej Fjalës sate të dëgjoj,

    zërin tënd teksa më flet.

  2. 2. Për çdo të mir’, o Ati im,

    ç’të jap më shum’ në këmbim?

    Të dua në jet’ çdo gjë të vërtet’,

    në shenjtëri të eci.

    Çdo gjë të pastër do të mendoj,

    të dashur, të dëlir’,

    që dita-ditës të fitoj,

    mbrojtjen tënde, At’ i mir’.

  3. 3. O Jehova, je miku im,

    çdo gjë të jap në këmbim.

    Të shpreh dashurin’ për gjith’ mirësin’,

    për çdo dhurat’ të vyer.

    Për ty thur lavde, o Ati im,

    se zemra më gëzon!

    Në krahun tënd me kënaq’si,

    do të eci përgjithmon’!