Lumturia familjare: A është e mundur?
Lumturia familjare: A është e mundur?
Vjet një nënë e re i shkroi zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë, dhe i kërkoi ndihmë për të krijuar një jetë të lumtur familjare. Ajo shpjegonte se i pëlqente të lexonte revistën Zgjohuni! dhe thoshte:
«Kam tre vjet e martuar, dhe dua disa këshilla e sugjerime si të ndërtoj një familje të lumtur. Para dy vjetësh u bëmë me një djalë të bukur dhe dua ta rrit e ta edukoj mbarë.»
Kjo nënë kishte dëgjuar për librin Sekreti i lumturisë familjare dhe shkroi që të kërkonte një kopje. Mijëra të tjerë kanë bërë po njësoj. Pasi e kanë lexuar, plot veta kanë shkruar dhe kanë treguar se sa shumë i ka ndihmuar ky libër. Mes kapitujve ndërtues të këtij libri janë, «Stërvitini fëmijët që në foshnjëri», «Mbroni familjen tuaj nga ndikimet shkatërrimtare» dhe «Mbani paqen në shtëpinë tuaj».
Mund të kërkoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare duke plotësuar kuponin shoqërues dhe dërgojeni në adresën e treguar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.