Si do të përgjigjeshe?
Si do të përgjigjeshe?
KU KA NDODHUR?
1. Në cilin qytet ka ndodhur kjo ngjarje?
Rretho përgjigjen në hartë.
Jopë
Jerusalem
Ashkelon
Gazë
◆ Pse ndodhej Samsoni në tempullin e filistinëve?
․․․․․
◆ Pse ishte shumë i fortë Samsoni?
․․․․․
▪ Për të diskutuar: Çfarë mëson për Jehovain nga ky tregim?
KUR KA NDODHUR?
Gjej emrat e shkrimtarëve të librave të mëposhtëm të Biblës dhe bashko me vijë librin me datën e përafërt kur përfundoi.
475 p.e.s. 455 p.e.s. 443 p.e.s. 60-61 të e.s. 65-66 të e.s.
2. Nehemia
3. Estera
4. Efesianëve
KUSH JAM?
5. Nuk e lashë gostinë që kisha organizuar, ndonëse më thirri mbreti.
KUSH JAM?
6. Pavli më tha mua dhe Onesimit të çonim letrat në Efes dhe Kolose.
NGA KJO REVISTË
Përgjigjju këtyre pyetjeve dhe gjej vargjet biblike që mungojnë.
Faqja 7 Cila është një dhuratë nga Perëndia? (Eklisiastiu 3:․․․)
Faqja 10 Çfarë u premton Perëndia të varfërve? (Psalmi 9:․․․)
Faqja 13 Cila është një ndër arsyet pse ndodhin gjëra të mira ose të këqija? (Eklisiastiu 9:․․․)
Faqja 19 Çfarë duhet të vëresh te njeriu që mendon se mund të jetë një bashkëshort i mundshëm? (1 Pjetrit 3:․․․)
Fëmijë: Gjeni figurat
A i gjen dot këto figura në këtë revistë? Përshkruaj me fjalët e tua çfarë shikon te figurat.
(Përgjigjet në faqen 28)
PËRGJIGJET E FAQES 31
1. Në Gazë.—Gjykatësit 16:21-30.
◆ Samsoni lejoi që të vihej në një pozitë që i dha fund nazireatit.
◆ Se i jepte forcë Jehovai.—Gjykatësit 16:28.
2. Nehemia, pas vitit 443 p.e.s.
3. Mordekai, rr. 475 p.e.s.
4. Pavli, rr. 60-61 të e.s.
5. Vashti.—Estera 1:9-12.
6. Tikiku.—Efesianëve 6:21, 22; Kolosianëve 4:7-9.