Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

A mund t’i bëjë ballë stuhisë martesa? (korrik 2006) Jam lexues i rregullt i revistës Zgjohuni! Vetë jam katolik, por revista juaj më duket shumë interesante dhe edukative. Megjithatë, duhet të them se nuk jam dakord me pohimin tuaj që «në vitin 1983, kisha i bëri më tolerante rregullat për martesën, dhe ua bëri më të lehtë katolikëve t’i jepnin fund martesës».

Xh.V.M., Zambie

«Zgjohuni!» përgjigjet: E kishim fjalën për ndryshimet në procedura, që u bënë në Kodin e Ligjit Kishtar të vitit 1983. Këto ndryshime sollën pasoja shumë të mëdha, sidomos në Shtetet e Bashkuara. Sipas peshkopit katolik Mark A. Pivarunas, më 1968, në Shtetet e Bashkuara, Kisha anuloi vetëm 338 martesa. Kurse në vitin 1990 numri arriti në 62.824. Pse kjo rritje drastike?

Avokati kishtar Eduard Piters tha: «Në 30 vitet e fundit janë bërë disa ndryshime mjaft domethënëse në procedurat kishtare, që e kanë bërë më të lehtë plotësimin e kërkesave për anulimin e martesës, si dhe mundësinë që këto kërkesa të miratohen.» Pasi përmendte një numër ndryshimesh në ligjet kishtare, Pitersi shtonte: «Secili nga këto ndryshime të Vatikanit në ligjin procedural kishtar pa dyshim që ka ndikuar në rritjen dramatike të rasteve të anulimit të martesave.» Pavarësisht nga synimi, rezultati i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve, të paktën në Shtetet e Bashkuara, ka qenë siç thoshte «Zgjohuni!»: «[Kisha] ua bëri më të lehtë katolikëve që t’i jepnin fund martesës.»

A ka një Krijues? (shtator 2006) Ky numër special i revistës Zgjohuni! ishte kryevepër. Argumentet që u paraqitën ishin të thjeshta, të forta, logjike dhe të arsyeshme. Më pëlqeu jashtë mase organizimi i materialit, pasi e gjithë revista ishte përqendruar në të njëjtën temë, por e parë nga këndvështrime të ndryshme.

A. B., Spanjë

Ju falënderoj për këtë revistë të shkëlqyer dhe mjaft interesante. Argumentet e larmishme dhe ilustrimet i sjellin nder Jehovait. Ai e meriton të lavdërohet kështu.

R. B., Zvicër

Më bindën provat e thjeshta por çarmatosëse, që mbështetin krijimin. Argumentimi se evolucioni është një trillim, nuk karakterizohej nga nota armiqësie, por nga saktësia intelektuale që kërkon shkenca.

L. G., Francë

Romët: Një mijë vjet gëzime e brenga (tetor 2006) Gjithnjë kam pasur simpati të veçantë për romët. Mjerisht akoma ka shumë paragjykime për ta. Jam e sigurt se artikulli juaj do të vërë në mendime mjaft njerëz. Sa ngushëllohemi që Jehovai nuk është i anshëm dhe që mes adhuruesve të tij ka edhe romë!

B. B., Francë

Jemi një familje rome. Im atë nuk është bërë ende Dëshmitar i Jehovait dhe s’i pëlqen shumë të lexojë. Por këtë revistë donte ta kishte dhe tani e mban në tavolinën e tij.

A. G., Finlandë