Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Noti i zhdërvjellët i salmonit

Noti i zhdërvjellët i salmonit

A është projektuar?

Noti i zhdërvjellët i salmonit

● Që të shumohen, shumë lloje salmoni notojnë kundra rrymës duke u përballur me turbulencat e ujërave përgjatë rrugës. Po si arrijnë të bëjnë një udhëtim rraskapitës pa u sfilitur? Ky peshk nuk rraskapitet nga trazirat e ujit, por përfiton prej tyre. Si?

Shqyrtoni faktet: Salmoni nuk çan mes për mes ujërave të rrëmujshëm. Përkundrazi, kur noton kundra rrymës, ai kursen energji duke shfrytëzuar vorbullat e vockla që formohen nga përplasja e ujit pas shkëmbinjve, drurëve ose objekteve të tjera. Ndërsa vorbullat krijohen në anët e këtyre objekteve, peshku e lakon trupin sa majtas e djathtas dhe rrëshqet midis xhepave të krijuar nga turbulenca. (Shih skicën.) Kur janë në tufë, ata përfitojnë nga vorbullat e krijuara nga shokët përpara dhe notojnë në vazhdën e tyre. Madje ky peshk, shfrytëzon edhe turbulencën që krijon vetë trupi i tij.

Studiuesit shpresojnë të kopjojnë notin e zhdërvjellët të salmonit me qëllim që të prodhojnë energji edhe nga ujërat me shpejtësi të vogël. Hidrocentralet e zakonshme në përgjithësi prodhojnë energji nga ujërat që rrjedhin me një shpejtësi mesatare prej rreth 9,3 kilometrash në orë a më shumë. Tani një prototip që përdor dridhjet e shkaktuara nga vorbullat, mund të prodhojë energji edhe nga ujërat që lëvizin me një ngadalësi prej rreth 3,7 kilometrash në orë. * Megjithatë, teknologjia as që i afrohet nivelit të sofistikimit që gjendet te disa peshq, si salmoni. Profesori Majkëll Bernitsas i Universitetit të Miçiganit, SHBA, pranon: «Në këtë aspekt nuk jemi aq të mençur sa peshqit.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë aftësia e salmonit për të shfrytëzuar turbulencat e ujit apo është projektuar?

[Shënimi]

^ par. 5 Kjo duket premtuese duke pasur parasysh që shumica e ujërave në tokë lëvizin më ngadalë se rreth 5,6 kilometra në orë.

[Burimi i figurës në faqen 25]

Sipër: © photolibrary. Të gjitha të drejtat të rezervuara.