Bashkëbisedim si familje
Bashkëbisedim si familje
Çfarë nuk shkon te kjo figurë?
Lexoni Gjonin 2:13-17. Cilat janë katër gabimet në këtë figurë? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësojeni figurën duke e ngjyrosur.
1. ․․․․․
2. ․․․․․
3. ․․․․․
4. ․․․․․
PËR TË DISKUTUAR:
Pse Jezui i flaku jashtë tempullit këta burra?
E DHËNË: lexoni Markun 11:17.
Pse ishte e gabuar të blije ose shisje në tempull?
E DHËNË: lexoni 2 Korintasve 2:17.
Për t’i pëlqyer Jehovait, me çfarë motivi duhet t’i shërbejmë?
E DHËNË: lexoni Mateun 22:36-40; 1 Pjetrit 5:2.
AKTIVITET SI FAMILJE:
Shkruani ose vizatoni një veprimtari që mund të bëni, e cila do të tregonte dashurinë tuaj pa interes për Jehovain e të tjerët. Tregojuani fletën pjesëtarëve të familjes dhe planifikoni një kohë kur të gjithë bashkë mund të përfshiheni në këtë veprimtari.
Koleksiononi e mësoni
Priteni, paloseni më dysh dhe ruajeni
FLETË BIBLIKE 16 TIMOTEU
PYETJE
A. Vendosni fjalët që mungojnë. Nëna e Timoteut, ․․․․․, dhe gjyshja e tij, ․․․․․, i mësuan «shkrimet e shenjta» që nga ․․․․․.
B. Çfarë ftese të veçantë pranoi i riu Timote?
C. Pavli tha për Timoteun: «U skllavërua bashkë me mua, si një fëmijë me të atin, . . .»
[Tabela]
4026 p.e.s. Krijohet Adami
Jetoi rreth shekullit të parë të e.s.
1 i e.s.
98 i e.s. Shkruhet libri i fundit i Biblës
[Harta]
Jetoi në Listër, por edhe vëllezërit në Ikoni flitnin mirë për të
Listër
Ikoni
Jerusalem
TIMOTEU
TË DHËNA:
Pavarësisht se e kishte babanë jobesimtar, ai u bë «shembull për të besueshmit në të folur, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi». (1 Timoteut 4:12) Ai zbatoi këshillën biblike: «Stërvitu, duke pasur si synim përkushtimin hyjnor.» (1 Timoteut 4:7) Timoteu ndihmoi apostullin Pavël për rreth 15 vjet.
PËRGJIGJE
A. Eunika, Loida, foshnjëria.—2 Timoteut 1:5; 3:14, 15.
B. Të udhëtonte dhe të shërbente bashkë me apostullin Pavël.—Veprat 16:1-5.
C. «. . . për të çuar përpara lajmin e mirë.»—Filipianëve 2:22.
Popuj dhe vende
5. Quhemi Gabriela dhe Raul. Jemi 6 dhe 9 vjeç. Jetojmë në Brazil. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Brazil? 467.000, 607.000 apo 720.000?
6. Cila pikë tregon vendin ku jetojmë ne? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa larg Brazilit jeni.
A
B
C
Ç
Fëmijë: Gjeni figurat
A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.
Për të printuar kopje të tjera të rubrikës «Bashkëbisedim si familje», shkoni në adresën www.mt1130.com
● Përgjigjet e rubrikës «BASHKËBISEDIM SI FAMILJE» janë në faqen 25
PËRGJIGJET E FAQEVE 30, 31
1. Jezui përdori një kamxhik, jo një shpatë.
2. Burrat shisnin dele e gjedhë, jo derra.
3. Shisnin pëllumba, jo kukuvajka.
4. Këmbyesit e parave kishin monedha, jo kartëmonedha.
5. 720.000.
6. C.