Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Panama

Një vizitë në Panama

PANAMAJA është mjaft e njohur për kanalin e saj—një rrugë detare që lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Ngaqë bashkon Amerikën e Veriut me të Jugut, Panamaja është edhe një urë që lidh njerëzit. Është vendi i racave e kulturave të ndryshme. Shumica e popullsisë janë një përzierje e racës indigjene me atë evropiane.

A E DIJE? Bretkosa e artë e Panamasë (Atelopus zeteki) «përshëndet» me këmbë që të tërheqë partneret e mundshme dhe të paralajmërojë rivalët.

Në vitin 1501, kur eksploruesit spanjollë arritën në Panama, gjetën shumë bashkësi indigjene, disa prej të cilave ekzistojnë ende. Një nga këto është populli guna (më përpara i quajtur kuna). Shumë prej tyre jetojnë në një rajon në arkipelagun San-Blas dhe përgjatë bregut të Karaibeve afër kufirit të Panamasë me  Kolumbinë. Ata merren me gjueti e bujqësi dhe peshkojnë me kanoe primitive.

Në shoqërinë guna, kur burri martohet, shkon të jetojë me familjen e madhe të gruas dhe punon për ta. Nëse më vonë gruaja lind një vajzë, atëherë lejohen të shkëputen nga familja, që të krijojnë familjen e tyre.

Në Panama ka rreth 300 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Përveç spanjishtes, mbledhjet mbahen në gjuhën kineze, angleze, gujarate, gune, kreole të Haitit, ngabere dhe panameze të shenjave.