Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Azia Juglindore

Sipas Fondit Botëror për Natyrën, nga viti 1997 deri në vitin 2011, në rajonin e Mekongut, ku përfshihet Kamboxhia, Laosi, Mjanmari, Tajlanda, Vietnami dhe provinca e Junanit në Kinë, u zbuluan shumë lloje të reja bimësh dhe kafshësh, përfshirë nepërkën sy-rubin (Trimeresurus rubeus). Ndër llojet që u zbuluan vetëm në vitin 2011, kishte 82 bimë, 21 zvarranikë, 13 peshq, 5 amfibë dhe 5 gjitarë.

Evropë

Trafiku i qenieve njerëzore është bërë problem i madh në «të gjithë Bashkimin Evropian», siç thotë gazeta The Moscow Times. Njerëzit shiten për shfrytëzim seksual, punë të detyruar e madje për «tregti të paligjshme të organeve të njeriut». Trafikuesit përfitojnë nga varfëria, papunësia dhe pabarazia gjinore.

Zelanda e Re

Pasi bënë një studim mbi shikimin e televizorit nga fëmijët dhe adoleshentët, specialistët arritën në përfundimin se shikimi i tepërt «i bën më të pashoqërueshëm në vitet e para pas adoleshencës». Studiuesit thonë se rezultatet e nxjerra mbështetin sugjerimin se fëmijët duhet të shohin «jo më shumë se 1 deri në 2 orë programe të përzgjedhura në ditë».

Alaskë

Pothuajse gjithë «fshatrat indigjene në Alaskë» janë ndërtuar në brigje ose afër lumenjve dhe 86 për qind e tyre preken nga përmbytjet ose nga erozioni. Raportet tregojnë se rritja e temperaturave po vonon formimin e akullit mbrojtës në brigje, duke i ekspozuar fshatrat më shumë ndaj stuhive të vjeshtës.

Nga bota

Me gjithë investimet e mëdha në teknologjinë e energjisë së pastër, si energjia e prodhuar nga era dhe dielli, sipas Maria van der Hovenit, drejtoreshës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, «njësia mesatare e energjisë së prodhuar sot është po aq ndotëse sa ç’ishte 20 vjet më parë».