«Merrni kurajë! Unë e kam mundur botën»
«Merrni kurajë! Unë e kam mundur botën»
DITA e vdekjes së Jezuit—14 nisani, një muaj judaik—filloi pas perëndimit të diellit të enjten më 31 mars të vitit 33 të e.s. Atë mbrëmje Jezui dhe apostujt u mblodhën në dhomën e sipërme të një shtëpie në Jerusalem për të kremtuar Pashkën. Ndërsa përgatitej «të largohej nga kjo botë për tek Ati», Jezui tregoi se i deshi apostujt deri në fund. (Gjoni 13:1) Si? Duke u dhënë mësime të shkëlqyera, të cilat i përgatitën për atë që shtrihej përpara tyre.
Gjatë natës, Jezui u tha dishepujve: «Merrni kurajë! Unë e kam mundur botën.» (Gjoni 16:33) Çfarë donte të thoshte me këtë pohim të guximshëm? Pjesërisht donte të thoshte këtë: ‘E keqja në botë as nuk më ka mbushur me vrer, as nuk më ka bërë që t’ia kthej të keqes me të keqe. Nuk e kam lejuar botën të më japë formë sipas kallëpit të saj. Edhe për ju mund të jetë kështu.’ Ajo që u mësoi Jezui apostujve të tij besnikë në orët e fundit të jetës së tij në tokë ngjashëm do t’i ndihmonte që të mundnin botën.
Kush do ta mohonte se sot e keqja në botë është me bollëk? Si reagojmë ndaj padrejtësive dhe ndaj veprave të dhunës së pakuptimtë? A na mbushin me vrer këto gjëra ose a na tundojnë për t’ia kthyer të keqes me të keqe? Ç’ndikim ka rrënimi moral që na rrethon? Përveç kësaj kemi papërsosmëritë njerëzore dhe prirjet mëkatare. Si pasojë duhet të luftojmë në dy fronte: kundër botës së ligë që gjendet jashtë dhe kundër prirjeve të këqija brenda nesh. A mund të shpresojmë në të vërtetë se mund të dalim fitimtarë pa ndihmën e Perëndisë? Si mund ta marrim ndihmën e tij? Çfarë cilësish duhet të kultivojmë që t’u kundërvihemi prirjeve mishore? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, le të kthehemi tek ajo që u mësoi Jezui dishepujve të tij të dashur në ditën e fundit të jetës së tij në tokë.
Ta mundim krenarinë me përulësinë
Të shqyrtojmë për shembull problemin e krenarisë ose të fodullëkut. Për të Bibla thotë: «Krenaria është para rrëzimit dhe fryma fodulle para pengimit.» (Proverbat [Fjalët e urta] 16:18, BR) Gjithashtu Shkrimet na këshillojnë: «Nëse dikush mendon se është diçka, kur s’është asgjë, gënjen veten.» (Galatasve 6:3) Po, krenaria është shkatërrimtare dhe mashtruese. Është e mençur të urrejmë «lartësimin e vetes dhe krenarinë».—Proverbat 8:13, BR.
A kishin probleme apostujt e Jezuit me lartësimin e vetes dhe krenarinë? Të paktën në një rast ata po debatonin mes tyre se kush ishte më i madhi. (Marku 9:33-37) Në një rast tjetër, Jakovi dhe Gjoni kërkuan të kishin pozita të shquara në Mbretërinë e Perëndisë. (Marku 10:35-45) Jezui donte t’i ndihmonte dishepujt që ta zhduknin këtë prirje. Kështu, kur po hanin darkën e Pashkës, ai u çua, ngjeshi pas vetes një peshqir dhe filloi t’u lante këmbët dishepujve. Jezui nuk la asnjë dyshim në lidhje me mësimin që donte t’u jepte. «Nëse unë, ndonëse Zotëri dhe Mësues, ju lava këmbët, edhe ju duhet t’ia lani këmbët njëri-tjetrit.» (Gjoni 13:14) Krenaria duhet zëvendësuar me të kundërtën e saj, me përulësinë.
Megjithatë nuk është e lehtë ta mundësh krenarinë. Më vonë, po atë mbrëmje, pasi Jezui kishte larguar Judë Iskariotin, i cili do ta tradhtonte, mes 11 apostujve shpërtheu një debat i zjarrtë. Për çfarë ishin të shqetësuar? Cili prej tyre ishte më i madhi. Në vend që t’i qortonte, Jezui përsëri u theksoi atyre me durim se sa e rëndësishme ishte t’u shërbenin të tjerëve. Ai tha: «Mbretërit e kombeve sillen si padronë me to dhe ata që kanë autoritet mbi to quhen Bamirës. Kurse ju nuk duhet të jeni kështu. Por ai që është më i madhi ndër ju, le të bëhet si më i vogli dhe ai që vepron si kreu, si ai që shërben.» Duke u kujtuar shembullin e tij, ai tha: «Unë jam mes jush si ai që shërben.»—Luka 22:24-27.
A e kuptuan mësimin apostujt? Me sa duket po. Vite më vonë apostulli Pjetër shkroi: «Jini të gjithë të një mendjeje, duke treguar ndjenja të përbashkëta, duke pasur përzemërsi vëllazërore, duke qenë zemërdhembshur, me mendje të përulur.» (1 Pjetrit 3:8) Sa jetësore është që edhe ne ta mundim krenarinë me përulësinë! Është e mençur të mos rendim pas famës, pushtetit ose pozitës. Bibla thotë: «Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u jep dashamirësi të pamerituar të përulurve.» (Jakovit 4:6) Po ashtu një proverb i mençur i lashtësisë thotë: «Fryti i përulësisë dhe frika e Jehovait është pasuri, lavdi dhe jetë.»—Proverbat 22:4, BR.
Ta mundim urrejtjen: Në ç’mënyrë?
Të shqyrtojmë një karakteristikë tjetër të zakonshme në botë: urrejtjen. Pavarësisht nëse shkaktohet nga frika, padija, paragjykimi, shtypja, padrejtësia, nacionalizmi, ndjenja fisnore ose racizmi, urrejtja me sa duket ndodhet kudo përreth nesh. (2 Timoteut 3:1-4) Urrejtja ishte shumë e përhapur edhe në ditët e Jezuit. Taksambledhësit ishin persona të urryer e të dëbuar nga shoqëria judaike. Judenjtë nuk kishin asnjë lidhje me samaritanët. (Gjoni 4:9) Po ashtu ata i përbuznin johebrenjtë. Sidoqoftë me kalimin e kohës mënyra e adhurimit që kishte themeluar Jezui do të përfshinte njerëz nga të gjitha kombet. (Veprat 10:34, 35; Galatasve 3:28) Prandaj me dashuri ai u dha dishepujve diçka të re.
Jezui tha: «Po ju jap një urdhërim të ri, që ta doni njëri-tjetrin; ashtu siç ju kam dashur unë, ta doni njëri-tjetrin edhe ju.» Ata duhej të mësonin që ta shfaqnin këtë dashuri, sepse ai tha më tej: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri mes jush.» (Gjoni 13:34, 35) Urdhërimi ishte i ri, sepse shkonte përtej urdhrit «do ta duash të afërmin tënd si veten tënde». (Levitiku 19:18) Në ç’kuptim? Jezui e sqaroi këtë çështje duke thënë: «Ky është urdhërimi im: Ta doni njëri-tjetrin ashtu si ju kam dashur unë. Askush nuk ka dashuri më të madhe sesa kjo, që dikush të japë shpirtin e vet për miqtë e tij.» (Gjoni 15:12, 13) Ata duhej të ishin të gatshëm për ta dhënë jetën për njëri-tjetrin dhe për të tjerët.
Si mund ta zhdukin urrejtjen keqdashëse nga jeta e tyre njerëzit e papërsosur? Duke e zëvendësuar me dashurinë vetëmohuese. 1 Gjonit 3:15) Të krishterët e vërtetë jo vetëm që nuk pranojnë të marrin armët për të luftuar, por edhe përpiqen fort të tregojnë dashuri ndaj njëri-tjetrit.
Miliona individë të sinqertë nga të gjitha prejardhjet etnike, kulturore, fetare dhe politike po bëjnë pikërisht këtë gjë. Ata tani po përfshihen në një bashkësi pa urrejtje, në vëllazërinë mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait. Marrin për zemër fjalët e frymëzuara të apostullit Gjon: «Kushdo që urren vëllanë e tij është vrasës dhe ju e dini se tek asnjë vrasës nuk qëndron jeta e përhershme.» (Megjithatë, cili duhet të jetë qëndrimi ynë mendor ndaj atyre që nuk janë bashkëbesimtarët tanë dhe që mund të shfaqin urrejtje ndaj nesh? Kur ishte i varur në një shtyllë, Jezui u lut për ata që po e vritnin, duke thënë: «O Atë, fali se nuk e dinë ç’po bëjnë.» (Luka 23:34) Kur disa njerëz plot urrejtje e goditën për vdekje me gurë dishepullin Stefan, fjalët e tij të fundit ishin: «O Jehova, mos ua ngarko atyre këtë mëkat.» (Veprat 7:60) Jezui e Stefani u donin të mirën madje edhe atyre që i urrenin. Nuk kishte vrer në zemrën e tyre. Bibla na këshillon: «Le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve.»—Galatasve 6:10.
‘Një ndihmës përgjithmonë’
Ndërsa mbledhja e Jezuit me 11 apostujt vazhdonte, ai u tha se së shpejti nuk do të ishte më me ta fizikisht. (Gjoni 14:28; 16:28) Por i siguroi me fjalët: «Unë do t’i lutem Atit e ai do t’ju japë një ndihmës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë.» (Gjoni 14:16) Ndihmësi i premtuar është fryma e shenjtë e Perëndisë. Ajo do t’u mësonte atyre gjërat e thella nga Shkrimet dhe do t’u sillte ndër mend atë që u kishte mësuar Jezui gjatë shërbimit të tij në tokë.—Gjoni 14:26.
Si mund të na ndihmojë sot fryma e shenjtë? Mirë pra, Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë. Njerëzit që u përdorën për të thënë profeci dhe për të shkruar Biblën «ishin të shtyrë nga fryma e shenjtë». (2 Pjetrit 1:20, 21; 2 Timoteut 3:16) Studimi i Shkrimeve dhe zbatimi i asaj që mësojmë na jep njohuri, mençuri, kuptueshmëri, mendjehollësi, aftësi dalluese dhe aftësi për të menduar. A nuk jemi atëherë të përgatitur më mirë për të përballuar presionet e botës së ligë?
Fryma e shenjtë është një ndihmës edhe në një mënyrë tjetër. Fryma e shenjtë e Perëndisë është një forcë e fuqishme dhe e dobishme, e cila i bën ata që janë nën ndikimin e saj të shfaqin cilësi të perëndishme. Bibla thotë: «Fryti i frymës është dashuria, gëzimi, paqja, shpirtgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli.» A nuk janë këto cilësitë që na nevojiten për të mundur prirjet mishore për imoralitet, konflikt, xhelozi, shpërthime zemërimi dhe për gjëra të tjera të ngjashme?—Galatasve 5:19-23.
Duke u mbështetur në frymën e Perëndisë, mund të marrim edhe ‘fuqi përtej asaj që është normale’ për të përballuar çdo problem ose shqetësim. (2 Korintasve 4:7) Edhe pse fryma e shenjtë mund të mos na i heqë sprovat ose tundimet, patjetër që mund të na ndihmojë për t’i përballuar ato. (1 Korintasve 10:13) Apostulli Pavël shkroi: «Për çdo gjë kam forcë në saje të atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) Perëndia na e jep këtë fuqi nëpërmjet frymës së tij të shenjtë. Sa mirënjohës jemi për frymën e shenjtë! Ajo u premtohet atyre që ‘e duan Jezuin dhe zbatojnë urdhërimet e tij’.—Gjoni 14:15.
«Qëndroni në dashurinë time»
Natën e fundit si qenie njerëzore Jezui u tha gjithashtu apostujve: «Ai që i ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, ky është ai që më do. Nga ana tjetër, atë që më do mua, Ati im do ta dojë.» (Gjoni 14:21) Jezui i nxiti: «Qëndroni në dashurinë time.» (Gjoni 15:9) Si na ndihmon në luftën kundër prirjeve mëkatare brenda nesh dhe kundër botës së ligë që na rrethon qëndrimi në dashurinë e Atit dhe të Birit?
Mirë pra, a mund t’i kontrollojmë vërtet prirjet e këqija, nëse nuk kemi motiv të fortë për të vepruar në këtë mënyrë? Ç’nxitje më e madhe mund të ekzistojë, përveç dëshirës për të pasur një marrëdhënie të mirë me Perëndinë * një i ri, i cili ka luftuar fort kundër mënyrës imorale të jetesës që kishte që në fillim të adoleshencës, shpjegon: «Doja t’i pëlqeja Perëndisë dhe mësova nga Bibla se ai nuk e miratonte mënyrën se si po jetoja. Prandaj vendosa të bëhesha një njeri tjetër, t’u përmbahesha udhëzimeve të Perëndisë. Çdo ditë duhej të luftoja kundër mendimeve të pista e negative që vazhdonin të më vërshonin ende në mendje. Por isha i vendosur ta fitoja këtë luftë dhe i lutesha pa pushim Perëndisë për ndihmë. Pas dy vjetësh më e keqja kishte kaluar, megjithatë jam ende i rreptë me veten.»
Jehova dhe me Birin e tij? Ernesti,Përsa i përket luftës me botën jashtë, le të shqyrtojmë lutjen përmbyllëse të Jezuit përpara se të largohej nga dhoma e sipërme në Jerusalem. Ai iu lut Atit për dishepujt dhe tha: «Të kërkoj, jo t’i heqësh nga bota, por t’i ruash për shkak të të ligut. Ata nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.» (Gjoni 17:15, 16) Sa fjalë ngushëlluese! Jehovai i ruan ata që i do dhe u jep forcë ndërsa qëndrojnë të ndarë nga bota.
«Ushtroni besim»
Kur zbatojmë urdhërimet e Jezuit, mund të jemi vërtet të ndihmuar që të dalim fitimtarë në luftën kundër botës së ligë dhe kundër prirjeve tona mëkatare. Gjithsesi, sado të rëndësishme të jenë këto fitore, ato nuk mund të zhdukin as botën dhe as mëkatin e trashëguar. Por nuk duhet të dëshpërohemi.
Bibla thotë: «Bota po kalon e po kështu edhe dëshira e saj, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1 Gjonit 2:17) Jezui dha jetën për të shpëtuar nga mëkati dhe vdekja ‘këdo që ushtron besim tek ai’. (Gjoni 3:16) Atëherë ndërsa rritemi në njohurinë për vullnetin dhe për qëllimet e Perëndisë, le të marrim për zemër këshillën e Jezuit: «Ushtroni besim te Perëndia, ushtroni besim edhe tek unë.»—Gjoni 14:1.
[Shënimi]
^ par. 22 Këtu është përdorur një emër zëvendësues.
[Figura në faqet 6, 7]
Jezui i nxiti apostujt: «Qëndroni në dashurinë time»
[Figura në faqen 7]
Së shpejti, liria nga mëkati dhe nga pasojat e tij do të bëhet realitet