Kam parë fuqinë e së vërtetës biblike
Kam parë fuqinë e së vërtetës biblike
Treguar nga Vito Fraezja
NDOSHTA nuk e ke dëgjuar ndonjëherë emrin Trentinara. Është një qytezë në jug të Napolit, Itali. Prindërit dhe vëllai im i madh, Anxhelo, lindën atje. Pas lindjes së Anxhelos, prindërit emigruan në Shtetet e Bashkuara dhe u vendosën në Roçester, Nju-Jork, ku linda në vitin 1926. Në 1922-in, babai u lidh për herë të parë me Studentët e Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait. Shpejt, prindërit u bënë Studentë të Biblës.
Babai ishte njeri që meditonte dhe i qetë, por padrejtësitë e indinjonin. Ai nuk e duronte dot mënyrën se si kleri i mbante njerëzit në padije, prandaj nuk humbte asnjë rast për të treguar të vërtetat biblike. Kur doli në pension, filloi shërbimin e plotkohor dhe ngulmoi në të derisa problemet shëndetësore dhe dimrat e ashpër, e detyruan ta ndërpriste në moshën 74-vjeçare. Edhe atëherë vazhdoi të predikonte, dhe kur ishte në të 90-at bënte 40 deri në 60 orë në muaj. Shembulli i babait pati ndikim të thellë tek unë. Edhe pse bënte humor, ishte njeri serioz. Zakonisht thoshte: «E vërteta duhet marrë seriozisht.»
Babai dhe nëna u përpoqën të na e mësonin Fjalën e Perëndisë të gjithë neve pesë fëmijëve. Unë u pagëzova më 23 gusht 1943, dhe në qershor 1944 u bëra pionier. Motra ime, Karmela, shërbente si pioniere në Gjenevë, Nju-Jork, me Fernën, shoqen e saj energjike. Nuk m’u desh shumë të kuptoja se Ferna ishte vajza me të cilën doja të kaloja pjesën tjetër të jetës. Kështu që u martuam në gusht 1946.
Vepra misionare
Dy caktimet tona të para ishin si pionierë specialë në Gjenevë dhe Noruiç, Nju-Jork. Në gusht 1948, patëm privilegjin të ndiqnim klasën e 12-të të Galaadit. Më pas, na caktuan në Napoli, Itali, bashkë me një çift tjetër misionar, Karl dhe Xhoan Rixhuejin. Në atë kohë, Napoli po përpiqej të merrte veten nga rrënimi i luftës. Ishte e vështirë të gjeje një shtëpi, kështu që për ca muaj jetuam në një apartament të vockël me dy dhoma.
Unë isha rritur me prindër që flitnin dialektin napoletan, prandaj italishtja ime, ndonëse me theks amerikan, ishte e kuptueshme. Kurse Ferna kishte më tepër vështirësi me gjuhën. Gjithsesi, duhet të them se jo vetëm që më arriti, por edhe ma kaloi.
Në fillim, të vetmit të interesuar që gjetëm në Napoli ishin një familje me katër pjesëtarë. Ata shitnin cigare kontrabandë. Çdo ditë, një prej tyre, Tereza, transformohej në mënyrë të habitshme. Në mëngjes, ngaqë i mbushte xhepat e shumtë të fundit me cigare, dukej e shëndoshë. Në mbrëmje, dukej e hollë
si shkop. E vërteta e ndryshoi kryekëput këtë familje. Përfundimisht, 16 pjesëtarë të saj u bënë Dëshmitarë. Tani në qytetin e Napolit ka pothuajse 3.700 Dëshmitarë.Kundërshtim ndaj veprës sonë
Pasi kishim qenë vetëm nëntë muaj në Napoli, autoritetet na detyruan të largoheshim të katërt nga qyteti. Shkuam në Zvicër për një muaj dhe u kthyem në Itali me vizë turistike. Mua dhe Fernën na caktuan në Torino. Fillimisht, një zonjë na la një dhomë me qira dhe përdornim të njëjtën banjë dhe kuzhinë me të. Kur çifti Rixhuej erdhi në Torino, morëm së bashku një apartament me qira. Me kalimin e kohës, pesë çifte misionare jetonin në të njëjtën shtëpi.
Më 1955, kur autoritetet na detyruan të largoheshim nga Torino, ishte hedhur themeli për katër kongregacione të reja. Tani vëllezërit vendës ishin të aftë të merrnin drejtimin. Autoritetet na thanë: «Jemi të sigurt se kur të ikni ju amerikanët, gjithçka që keni ndërtuar, do të shembet.» Por rritja e mëpasshme tregoi se suksesi i veprës varet nga Perëndia. Sot, në Torino ka më tepër se 4.600 Dëshmitarë dhe 56 kongregacione.
Firence—Një qytet i mrekullueshëm
Caktimi tjetër ishte në Firence. Kishim dëgjuar shpesh për këtë qytet, pasi ishte caktimi misionar i motrës sime Karmelës dhe të shoqit, Merlin Harclërit. Mendo pak të jetoje aty. Vende të tilla, si Piazza della Signoria, Ponte Vecchio, Piazzale Michelangelo, Palazzo Pitti, e bënin një qytet të mrekullueshëm. Ç’gëzim ishte të shihje reagimin e disa banorëve të Firences ndaj lajmit të mirë.
Studiuam me një familje, dhe burri e gruaja u pagëzuan. Por, burri pinte duhan. Në vitin 1973, Kulla e Rojës theksoi se pirja e duhanit është një zakon i papastër dhe i nxiti lexuesit ta linin. Fëmijët e mëdhenj iu lutën babait që ta linte. Ai u premtoi se do ta bënte, po nuk e mbajti fjalën. Një mbrëmje, gruaja i dërgoi në shtrat binjakët nëntëvjeçarë pa bërë me ta lutjen në mbrëmje. Më vonë, i erdhi keq dhe shkoi në dhomën e tyre. Ata tashmë i kishin bërë vetë lutjet. «Për çfarë u lutët?»—i pyeti ajo. Ata u përgjigjën: «Jehova, të
lutemi ndihmoje babin ta lërë duhanin.» Gruaja thirri të shoqin: «Eja dëgjo lutjen e fëmijëve.» Kur e dëgjoi, iu mbushën sytë me lot dhe tha: «Nuk do të pi më kurrë duhan!» E mbajti fjalën dhe tani 15 pjesëtarë të asaj familjeje janë Dëshmitarë.Shërbejmë në Afrikë
Në vitin 1959 u transferuam në Mogadisho, Somali, me dy misionarë të tjerë, Arturo Leverisin dhe vëllanë tim, Anxhelon. Kur mbërritëm, situata politike në vend ishte e tensionuar. Qeveria italiane duhej ta udhëhiqte Somalinë të bëhej e pavarur nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, por dukej se situata po keqësohej. Disa italianë me të cilët kishim studiuar, u larguan nga vendi dhe nuk ishte e mundur të organizohej një kongregacion atje.
Gjatë asaj kohe, mbikëqyrësi i zonës më sugjeroi të shërbeja si ndihmësi i tij. Kështu filluam të vizitonim shtetet përreth. Disa nga ata që studiuan me ne përparuan, por iu desh të largoheshin nga vendlindja për shkak të kundërshtimit. Të tjerë qëndruan, edhe pse do të duronin shumë vuajtje. * Ende na mbushen sytë me lot kur mendojmë për dashurinë e tyre ndaj Jehovait dhe për çfarë përballuan që të qëndronin besnikë.
Të nxehtët e lagështia në Somali dhe Eritre shpesh ishin ekstreme. Disa gatime vendëse na e shtonin edhe më shumë të nxehtët. Herën e parë që hëngrëm një prej këtyre gatimeve në shtëpinë e një studenti të Biblës, gruaja ime tha me shaka se i ishin ndezur veshët si dritat e kuqe të semaforëve.
Kur Anxhelon dhe Arturon i caktuan diku tjetër, mbetëm vetëm. Tani nuk ishte e lehtë pa askënd që të na inkurajonte. Megjithatë, ajo situatë na ndihmoi të afroheshim më shumë me Jehovain dhe të besonim më plotësisht tek ai. Vizitat që bënim në vendet ku vepra ishte e ndaluar, faktikisht na jepnin zemër.
Në Somali, kishim vështirësi të ndryshme. Nuk kishim frigorifer, prandaj blinim vetëm aq ushqime sa do të hanim brenda ditës, qoftë copa peshkaqeni kokëçekiç, qoftë fruta të vendit, si mango, papaja, qitro, arrë kokosi ose banane. Shpesh na duhej të luftonim me insektet fluturuese. Ndonjëherë ato na ndalonin mbi qafë ndërsa drejtonim studime biblike. Megjithatë, të paktën kishim një motor të vogël, kështu që nuk na duhej të ecnim për orë të tëra nën diellin përvëlues.
Kthehemi në Itali
Falë bujarisë së miqve, arritëm të riktheheshim në Itali me një anije që transportonte banane, për të ndjekur kongresin ndërkombëtar në Torino në vitin 1961. Në atë kohë mësuam se do të caktoheshim përsëri në Itali. Në shtator 1962 u kthyem në Itali, ku fillova të shërbeja si mbikëqyrës qarkor. Blemë një makinë të vogël, që e përdorëm pesë vjet për t’u rënë kryq e tërthor dy qarqeve.
Pas vapës së Afrikës, tani duhej të përballeshim me të ftohtët. Dimrin e parë, ndërsa vizitonim një kongregacion rrëzë Alpeve, fjetëm në një dhomë pa ngrohje, mbi një plevicë. Ishte kaq ftohtë, saqë u shtrimë në shtrat me pallto. Atë natë, aty afër ngordhën nga të ftohtët katër pula dhe dy qen.
Më vonë, shërbeva edhe si mbikëqyrës krahinor. Gjatë atyre viteve udhëtuam në gjithë Italinë. Vizituam shumë herë disa zona, si për shembull Kalabrinë dhe Sicilinë. I inkurajonim të rinjtë të rriteshin frymësisht dhe të synonin shërbimin si mbikëqyrës në kongregacion, mbikëqyrës udhëtues ose në Bethel.
Kemi mësuar shumë nga miqtë besimplotë që i kanë shërbyer Jehovait me gjithë zemër. Kemi vlerësuar cilësitë e tyre, si besnikërinë e plotë ndaj Jehovait, bujarinë, dashurinë për vëllezërit, frymën e vetëmohimit dhe të përshtatjes. Kemi marrë pjesë në martesa në Sallat e Mbretërisë. Këto celebrohen nga Dëshmitarë të njohur ligjërisht si shërbëtorë fetarë, diçka që dukej e pamundur vite më parë në këtë vend. Kongregacionet nuk i mbajnë më mbledhjet nëpër kuzhinat e vëllezërve ose të ulur mbi stola, si ata që përdornim në Torino. Përkundrazi, shumica e kongregacioneve ka Salla Mbretërie të bukura që nderojnë Jehovain. Nuk i mbajmë më asambletë në teatro të dorës së dytë, por në Salla Asamblesh të bollshme. Dhe çfarë gëzimi ka qenë të shihnim numrin e lajmëtarëve të arrinte mbi 243.000! Kur erdhëm në fillim në Itali, ishin vetëm 490 lajmëtarë.
Bëmë zgjedhjet e duhura
Kemi kaluar disa vështirësi, përfshirë edhe mallin për shtëpinë dhe sëmundje të ndryshme. Fernën e merrte malli për shtëpinë sa herë që shihte detin. Gjithashtu, i është dashur të bëjë tri operacione të rënda. Një herë, ndërsa po shkonte të drejtonte një studim biblik, një kundërshtar e sulmoi me sfurk. Edhe atëherë përfundoi në spital.
Ndonëse ka pasur raste kur luftonim me shkurajimin, kemi qëndruar ‘në pritje të Vajtimet 3:24. Ai është Perëndia i ngushëllimit. Në një rast kur ishim të shkurajuar, Ferna mori një letër të bukur nga vëlla Nejthën Nori. Në letër shkruante se ngaqë kishte lindur pranë Bethlehemit, Pensilvani, ku Ferna kishte filluar si pioniere, e dinte mirë që gratë holandeze të Pensilvanisë si ajo, janë të forta dhe të paepura. Ai kishte të drejtë. Ndër vite, kemi marrë inkurajim në shumë mënyra e nga shumë njerëz.
Jehovait’, siç thuhet tePavarësisht nga vështirësitë, jemi përpjekur ta mbajmë gjallë zellin për shërbimin. Duke e krahasuar frymën e zellshme me Lambrusco, një verë italiane e këndshme dhe shkumëzuese, Ferna thoshte me shaka: «Nuk mund ta lëmë zellin tonë të humbasë shkumëzimin.» Pas më shumë se 40 vjetësh në veprën qarkore dhe krahinore, morëm një privilegj të ri. Do të vizitonim e do të organizonim grupe dhe kongregacione ku nuk flitej italisht. Këto grupe u predikonin njerëzve nga Bangladeshi, Eritreja, Etiopia, Filipinet, Gana, India, Kina, Nigeria, Sri-Lanka dhe vende të tjera. As një libër i tërë nuk do të mjaftonte që të tregonim mënyrat e pashoqe në të cilat e kemi parë fuqinë e Fjalës së Perëndisë t’ua ndryshojë jetën atyre që kanë provuar mëshirën e Tij.—Mik. 7:18, 19.
I lutemi çdo ditë Jehovait të vazhdojë të na japë forcën e nevojshme emocionale dhe fizike që të kryejmë shërbimin tonë. Gëzimi i Zotërisë është forca jonë. Kjo i bën sytë tanë të ndrijnë dhe na bind se kemi bërë zgjedhjet e duhura në jetë ndërsa përhapim të vërtetën biblike.—Efes. 3:7; Kolos. 1:29.
[Shënimi]
^ par. 18 Shih Librin vjetor të Dëshmitarëve të Jehovait 1992, faqet 95-184 (angl.).
[Diagrami dhe figurat në faqet 27-29]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Prindërit e mi në Roçester, Nju-Jork
1948
Në Lansingun Jugor për klasën e 12-të të Galaadit
1949
Me Fernën para se të niseshim për në Itali
Kapri, Itali
1952
Në Torino dhe Napoli me misionarë të tjerë
1963
Ferna me disa studente të saj të Biblës
«Nuk mund ta lëmë zellin tonë të humbasë shkumëzimin»