Qëndro i patundur e shmang grackat e Satanait!
Qëndro i patundur e shmang grackat e Satanait!
«Qëndroni të patundur kundër intrigave të Djallit.»—EFES. 6:11.
SI DO TË PËRGJIGJESHE?
Si mund ta shmangë një shërbëtor i Jehovait grackën e materializmit?
Ç’mund ta ndihmojë një të krishterë të martuar që të mos bjerë në gropën e kurorëshkeljes?
Pse mendon se është dobiprurëse të qëndrosh i patundur kundër materializmit dhe imoralitetit seksual?
1, 2. (a) Pse Satanai s’ka pikë dhembshurie për të mirosurit dhe ‘delet e tjera’? (b) Cilat gracka të Satanait do të diskutohen në këtë artikull?
SATANA DJALLI s’ka pikë dhembshurie për njerëzit, sidomos për ata që i shërbejnë Jehovait. Në fakt, Satanai po lufton kundër mbetjes së mirosur. (Zbul. 12:17) Këta të krishterë të paepur i kanë prirë veprës së sotme të predikimit për Mbretërinë dhe e kanë demaskuar Satanain si sundimtarin e kësaj bote. Djalli nuk ka fare dashuri as për ‘delet e tjera’ që mbështetin të mirosurit dhe kanë shpresën e jetës së përhershme—një mundësi që Satanai nuk e ka më. (Gjoni 10:16) Nuk habitemi që ai është tërbuar! Qoftë nëse kemi shpresën qiellore, qoftë atë tokësore, pa dyshim Satanai nuk na do aspak të mirën. Ka si synim të na kthejë në viktimat e tij.—1 Pjet. 5:8.
2 Që të arrijë qëllimin, Satanai ka ngritur gracka të ndryshme. Meqë «u ka verbuar mendjen» jobesimtarëve, ata nuk e pranojnë lajmin e mirë dhe s’mund t’i shohin këto gracka. Mirëpo, Djalli ka zënë në grackë edhe disa që e kanë pranuar mesazhin për Mbretërinë. (2 Kor. 4:3, 4) Në artikullin e mëparshëm tregohej se si mund të shmangim tri gracka të Satanait: (1) të folurit e pakontrolluar, (2) frika e presionet dhe (3) ndjenja e tepruar e fajit. Le të shohim tani si mund të qëndrojmë të patundur kundër dy grackave të tjera satanike—materializmi dhe tundimi për të kryer kurorëshkelje.
MATERIALIZMI—GRACKA QË TË MBYT
3, 4. Si mund të na çojnë në grackën e materializmit ankthet e kësaj bote?
3 Në një nga ilustrimet e tij, Jezui përmendi farat që u mbollën mes gjembave. Ai theksoi se një njeri mund ta dëgjojë fjalën, «por ankthet e kësaj bote Mat. 13:22) Po, materializmi është një nga grackat që përdor armiku ynë, Satanai.
dhe fuqia mashtruese e pasurisë e mbytin fjalën, dhe ai bëhet i pafrytshëm». (4 Ka dy faktorë që, kur ndërthuren, e mbytin fjalën. Faktori i parë janë «ankthet e kësaj bote». Në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar» ka shumë gjëra që mund të të shkaktojnë ankth. (2 Tim. 3:1) Me koston e lartë të jetesës dhe me rritjen e papunësisë, mbase mezi ia del. Ndoshta je në ankth edhe për të ardhmen e pyet veten: «A do të kem mjaft të ardhura kur të dal në pension?» Për shkak të këtij ankthi, disa kanë rendur pas pasurisë duke menduar se paratë do t’u garantojnë siguri.
5. Në ç’mënyrë mund të bëhet mashtruese ‘fuqia e pasurisë’?
5 Jezui foli për një faktor tjetër—«fuqia mashtruese e pasurisë». Ky element, i ndërthurur me ankthin, mund ta mbytin fjalën. Bibla e pranon se ‘paraja është mbrojtje’. (Ekl. 7:12) Gjithsesi, të rendësh pas pasurisë nuk është e mençur. Shumë veta kanë kuptuar se sa më shumë luftojnë të fitojnë pasuri, aq më shumë materializmi i zë në grackën e tij. Disa janë bërë skllevër të pasurisë.—Mat. 6:24.
6, 7. (a) Si mund të kthehet në një rrezik materializmi në vendin e punës? (b) Për çfarë duhet të shqetësohet një i krishterë kur i ofrohet mundësia të punojë jashtë orarit?
6 Dëshira për t’u pasuruar mund të nisë pa dashje. Për shembull, mendo për këtë skenë. Punëdhënësi të afrohet e të thotë: «Kam lajme të mira! Kompania ka fituar një tender të rëndësishëm. Kjo do të thotë që muajt e ardhshëm do të punojmë shpesh jashtë orarit. Por të siguroj se do t’ia vlejnë të gjitha përpjekjet, sepse do të paguhesh mirë.» Si do të reagoje para një oferte të tillë? Natyrisht, ti ke përgjegjësinë serioze që të sigurosh gjërat materiale për familjen tënde, por kjo nuk është e vetmja përgjegjësi që ke. (1 Tim. 5:8) Duhet të marrësh parasysh edhe disa çështje të tjera. Sa do të punosh jashtë orarit? A do të ndërhyjë puna në aktivitetet frymore, përfshirë mbledhjet e kongregacionit dhe mbrëmjen e Adhurimit Familjar?
7 Cili është shqetësimi yt kryesor ndërsa peshon vendimin që do të marrësh: si do të ndikojë puna jashtë orarit te llogaria jote bankare apo si mund të ndikojë te gjendja jote frymore? A do të fillosh të mos i vësh më në vend të parë në jetë interesat e Mbretërisë, nga dëshira e madhe për të bërë më shumë pará? A mund të dallosh se ç’ndikim do të ketë materializmi te ti, po ta lësh pas dore shëndetin 1 Timoteut 6:9, 10.
tënd frymor dhe atë të familjes? Nëse kjo po të ndodh tani, si mund të qëndrosh i patundur e të mos të mbytë materializmi?—Lexo8. Shqyrtimi i cilëve shembuj biblikë mund të na ndihmojë të analizojmë mënyrën tonë të jetesës?
8 Që të mos të mbytë materializmi, analizo herë pas here mënyrën tënde të jetesës. Kurrë nuk duhet të jesh si Esau që me veprimet e veta tregoi se i përbuzte gjërat frymore! (Zan. 25:34; Hebr. 12:16) E patjetër, nuk duhet të bëhesh si i pasuri që Jezui e ftoi të shiste zotërimet e veta, t’ua jepte paratë të varfërve dhe ta ndiqte. Në vend të kësaj, burri «iku i hidhëruar, sepse kishte shumë zotërime». (Mat. 19:21, 22) I zënë në grackën e pasurisë, ai humbi një privilegj të pashoq—të ndiqte njeriun më të madh që ka jetuar ndonjëherë! Ki kujdes se mos humbet privilegjin të jesh dishepull i Jezu Krishtit!
9, 10. Cila është pikëpamja biblike për gjërat materiale?
9 Që të frenosh shqetësimin e tepërt për gjërat materiale, vëri veshin këshillës së Jezuit: «Mos jini kurrë në ankth e mos thoni: ‘Ç’do të hamë?’ ose ‘Ç’do të pimë?’ ose ‘Çfarë do të veshim?’ Sepse të gjitha këto i kërkojnë me etje kombet, por Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.»—Mat. 6:31, 32; Luka 21:34, 35.
10 Në vend që të biesh viktimë e fuqisë mashtruese të pasurisë, përpiqu të përvetësosh pikëpamjen e shkrimtarit biblik, Agurit, që tha: «Mos më lër të jem as tepër i varfër, as tepër i pasur. Më jep vetëm atë që më nevojitet.» (Prov. 30:8, Contemporary English Version) Qartë, Aguri e kuptonte se paraja është mbrojtje, por kuptonte edhe fuqinë mashtruese të pasurisë. E dinte se ankthet e kësaj bote dhe fuqia mashtruese e pasurisë mund të të çojnë në rrënim frymor. Shqetësimi i tepërt për gjërat materiale mund të të harxhojë kohën, të të shterojë energjitë dhe të të lërë pak ose aspak motivim që të ndjekësh interesat e Mbretërisë. Prandaj, ji i vendosur të mos të zërë gracka satanike e materializmit!—Lexo Hebrenjve 13:5.
KURORËSHKELJA—NJË GROPË E FSHEHUR ME ZGJUARSI
11, 12. Në ç’mënyrë një i krishterë ose e krishterë mund të bjerë viktimë e kurorëshkeljes në vendin e punës?
11 Gjuetarët që duan të zënë një kafshë të fuqishme, mund të gërmojnë një gropë përgjatë një shtegu të rrahur shpesh nga preja. Gropën e maskojnë me një shtresë të hollë me purteka e dhé. Një nga tundimet më të suksesshme të Satanait ngjan me këtë grackë. Është mëkati i imoralitetit. (Prov. 22:14; 23:27) Disa të krishterë kanë rënë në këtë gropë duke e futur veten në situata ku mund të bëhet fare kollaj kompromis me parimet biblike. Të krishterë të tjerë të martuar kanë kryer kurorëshkelje pasi kishin zhvilluar një lidhje romantike të papërshtatshme.
12 Një lidhje romantike e papërshtatshme mund të zhvillohet në vendin e punës. Në fakt, një studim shekullar zbuloi se më shumë se gjysma e grave kurorëshkelëse dhe gati tre të katërtat e burrave kurorëshkelës kishin lidhje të papërshtatshme me një koleg pune. A ta kërkon puna që të shoqërohesh me njerëz të seksit tjetër? Nëse po, ç’lloj lidhjeje ke me ta? A vë kufij që marrëdhënia juaj të jetë thjesht profesionale e të mos bëhet diçka më tepër? Për shembull, pas bisedave të përsëritura e të rastësishme me një koleg pune, një e krishterë mund
t’i hapet atij, madje edhe për problemet martesore. Në një situatë tjetër, pasi të jetë bërë mik me një kolege, një i krishterë mund të arsyetojë: «Ajo e vlerëson mendimin tim dhe më dëgjon vërtet kur i flas. Ajo më çmon. Sa do të doja të më trajtonin kështu në shtëpi!» A e sheh se si të krishterët në këto situata rrezikojnë të kryejnë kurorëshkelje?13. Si mund të zhvillohet brenda kongregacionit një lidhje romantike e papërshtatshme?
13 Një lidhje romantike e papërshtatshme mund të zhvillohet edhe brenda kongregacionit. Të shqyrtojmë këtë shembull real. Danieli dhe e shoqja, Sara, * ishin pionierë të rregullt. Danieli ishte «një plak që kurrë nuk thoshte jo», siç shprehet ai. Me zell pranonte çdo privilegj që i jepej. Ai drejtonte pesë studime biblike me të rinj në moshë—tre prej të cilëve u pagëzuan. Këta vëllezër të sapopagëzuar kishin nevojë për mjaft ndihmë. Kur Danieli ishte i zënë me caktime të ndryshme teokratike, shpesh ata i ndihmonte Sara. Shpejt u krijua ky zakon: studentët e mëparshëm biblikë të Danielit kishin nevojë për mbështetje emocionale dhe këtë ua plotësonte Sara. Ajo kishte nevojë për vëmendje dhe këtë ia tregonin studentët biblikë të Danielit. Ishte ngritur një grackë vdekjeprurëse. Danieli thotë: «Ngaqë gruaja jepte vazhdimisht nga vetja, u shterua frymësisht dhe emocionalisht. Kjo, bashkë me faktin që e kisha lënë pas dore, çoi në një kthesë shkatërrimtare të ngjarjeve. Gruaja kreu kurorëshkelje me një nga ish-studentët e mi. Ajo ishte dobësuar frymësisht nën hundën time, si të thuash, kurse unë isha kaq i shqetësuar për privilegjet e mia saqë s’e vija re fare.» Si mund të shmangësh një tragjedi të tillë?
14, 15. Cilët faktorë mund t’i ndihmojnë të krishterët e martuar të shmangin gropën e kurorëshkeljes?
14 Që të shmangësh gropën e kurorëshkeljes, medito për domethënien e betimit martesor. Jezui tha: «Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.» (Mat. 19:6) Kurrë mos mendo se privilegjet e tua teokratike janë më të rëndësishme se bashkëshorti. Për më tepër, ji i vetëdijshëm se kur kalon shpesh kohë larg bashkëshortit për aktivitete jo të domosdoshme, kjo mund të tregojë një dobësi në martesën tënde dhe mund të çojë në tundim e ka mundësi në mëkat të rëndë.
15 Por, nëse je plak, si i bëhet për kopenë? Apostulli Pjetër shkroi: «Kulloteni kopenë e Perëndisë që është nën kujdesin tuaj, jo me detyrim, por vullnetarisht, as për fitim të pandershëm, por me gatishmëri.» (1 Pjet. 5:2) Natyrisht, pjesëtarët e kongregacionit që janë nën kujdesin tënd, nuk duhen lënë pas dore. Megjithatë, nuk duhet ta përmbushësh rolin tënd si bari në kurriz të rolit tënd si bashkëshort. Do të ishte e pakuptimtë, madje e rrezikshme, t’i përqendroje tërë përpjekjet e tua për të ushqyer kongregacionin, ndërsa gruaja «po të vdes urie». Danieli thotë: «Jeta nuk duhet të jetë vetëm rropatje pas privilegjeve në dëm të familjes.»
16, 17. (a) Ç’masa praktike mund të marrin të krishterët në vendin e punës që ta bëjnë të qartë se nuk kanë ndër mend të përfshihen në një lidhje romantike? (b) Jep një shembull për një material të botuar që mund t’i ndihmojë të krishterët të shmangin kurorëshkeljen.
16 Në faqet e Kullës së Rojës dhe të Zgjohuni! kanë dalë shumë këshilla të mira që i ndihmojnë të krishterët e martuar të mos bien në grackën e kurorëshkeljes. Për shembull, në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 2006 jepej kjo këshillë: «Në vendin e
punës dhe kudo gjetkë ki kujdes nga situatat që mund të krijojnë marrëdhënie intime. Për shembull, të kalosh orë jashtë orarit duke punuar ngushtë me dikë të seksit tjetër mund të të çojë në tundim. Si i martuar a e martuar, duhet ta bësh të qartë me të folurit dhe me sjelljen tënde se nuk ke ndër mend të përfshihesh në një lidhje romantike. Si një njeri që ndjek përkushtimin hyjnor, sigurisht që nuk duhet të tërheqësh vëmendje të papërshtatshme duke flirtuar ose duke mos qenë modest me veshjen dhe me rregullimin tënd. . . . Nëse mban fotografi të bashkëshortit dhe të fëmijëve në vendin e punës, kjo do të të kujtojë ty dhe të tjerëve që i shohin, se për ty familja është e rëndësishme. Ji i vendosur të mos i nxitësh, madje as të mos i tolerosh propozimet joshëse të një tjetri.»17 Artikulli «Ç’do të thotë të jesh besnik në martesë?» në revistën Zgjohuni! të prillit 2009, paralajmëronte për rrezikun e fantazive seksuale për dikë që nuk është bashkëshorti yt. Artikulli tregonte se duke u dhënë pas fantazive seksuale, rritet rreziku që të kryesh kurorëshkelje. (Jak. 1:14, 15) Nëse je i martuar, do të ishte e mençur që ti dhe bashkëshorti t’i rishikonit bashkë këto informacione herë pas here. Martesën e ka themeluar Jehovai dhe ajo është e shenjtë. Një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se i vlerëson gjërat e shenjta është duke lënë kohë për të folur me bashkëshortin për martesën.—Zan. 2:21-24.
18, 19. (a) Cilat janë pasojat e kurorëshkeljes? (b) Ç’dobi vijnë nga besnikëria në martesë?
18 Nëse tundohesh të zhvillosh një lidhje romantike të papërshtatshme, mendo mirë për pasojat e dëmshme të kurvërisë dhe të kurorëshkeljes. (Prov. 7:22, 23; Gal. 6:7) Ata që kryejnë imoralitet nuk i pëlqejnë Jehovait dhe lëndojnë bashkëshortin e veten. (Lexo Malakinë 2:13, 14.) Në kontrast me këtë, medito për dobitë që kanë ata që mbajnë një sjellje të dëlirë. Jo vetëm kanë shpresën të jetojnë përgjithmonë, por edhe gëzojnë jetën më të mirë sot, përfshirë një ndërgjegje të pastër.—Lexo Proverbat 3:1, 2.
19 Psalmisti këndoi: «Ata që e duan ligjin tënd [të Perëndisë], kanë paqe të madhe, dhe s’ka gjë që t’i pengojë.» (Psal. 119:165) Prandaj, në këto kohë të liga, duaje të vërtetën dhe ‘vazhdo të shikosh me kujdes që mënyra se si ecën, të mos jetë si të pamendët, por si të mençurit’. (Efes. 5:15, 16) Shtigjet që ndjekim janë plot gracka që Satanai i ka ngritur për të zënë adhuruesit e vërtetë. Por jemi të pajisur mirë që të mbrohemi. Jehovai na ka dhënë atë çka na duhet që ‘të qëndrojmë të patundur’ dhe ‘të shuajmë të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut’!—Efes. 6:11, 16.
[Shënimi]
^ par. 13 Emrat janë ndryshuar.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 26]
Materializmi mund të të mbytë frymësisht. Mos lejo të të ndodhë kjo!
[Figura në faqen 29]
Po të flirtosh, ose po të pranosh flirtimin, mund të bëhesh viktimë e kurorëshkeljes