TEMA KRYESORE: A MUND T’I BESOSH FESË?
Pse nuk duhet t’i besosh verbërisht fesë?
Mendo sikur vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse dhe ke nevojë të operohesh. Sigurisht, duhet të kesh besim të plotë te kirurgu, sepse jeta jote është në dorë të tij. A nuk do të ishte e mençur të informoheshe për përvojën e tij?
Në mënyrë të ngjashme, është e mençur t’i bësh një shqyrtim të hollësishëm fesë. Nëse je pjesë e një organizate fetare, faktikisht, po lë në duart e saj besimin tënd, nga i cili varet jeta jote e përhershme.
Jezui na ka dhënë një standard që mund të na ndihmojë ta shohim fenë me sy objektiv. Ai tha: «Çdo pemë njihet nga frytet që jep.» (Luka 6:44) Për shembull, kur mendon për një fe ose grup fetar të caktuar, çfarë frytesh vëren? A i japin udhëheqësit e saj tepër rëndësi parave? Po anëtarët e saj, a i ndjekin parimet biblike për luftërat dhe moralin? Së fundmi, a ka ndonjë fe që e meriton besimin tënd? Të ftojmë të shqyrtosh artikujt në vazhdim.
«Çdo pemë njihet nga frytet që jep.»