Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | MUND TË JESH MIK I ZOTIT

S’ka mënyrë më të mirë për të jetuar

S’ka mënyrë më të mirë për të jetuar

Ç’mund të bësh që të lidhësh miqësi me Zotin? Kemi parë disa hapa si mund të zhvillojmë një lidhje të ngushtë me të:

  1. Njihe dhe përdore emrin e Zotit, Jehova.

  2. Komuniko rregullisht me të nëpërmjet lutjes dhe studimit të Fjalës së tij, Biblës.

  3. Bëj me vendosmëri çfarë i pëlqen Jehovait.

Lidhu më ngushtë me Zotin duke përdorur emrin e tij, duke iu lutur, duke studiuar Fjalën e tij dhe duke bërë atë që i pëlqen

Bazuar te këto kërkesa, a mendon se po bën atë çka duhet që të jesh mik i Zotit? A ka vend për përmirësim? Kuptohet që duhen përpjekje, ama ia vlen.

Xheniferi nga Shtetet e Bashkuara shprehet: «Ia vlen çdo përpjekje për t’u lidhur ngushtë me Zotin. Kjo miqësi sjell mjaft dobi: besim më të fortë tek Ai, njohuri më të thellë për personalitetin e tij dhe më e rëndësishmja, më shumë dashuri për të. S’ka mënyrë më të mirë për të jetuar!»

Nëse dëshiron të kesh një miqësi më të ngushtë me Zotin, Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmojnë me kënaqësi. Mund të lësh takim që të studiosh Biblën falas me ta. Gjithashtu je i mirëpritur të ndjekësh mbledhjet e tyre në një Sallë Mbretërie në lagjen tënde. Atje do të takosh të tjerë që e çmojnë miqësinë me Perëndinë. * Në këtë mënyrë, me kohë edhe ti do të ndihesh si psalmisti: «Për mua, është gjë e mirë që t’i afrohem Perëndisë.»Psalmi 73:28.

^ par. 9 Për të kërkuar një studim biblik ose për të gjetur një Sallë Mbretërie në zonën tënde, të lutemi fol me personin që të dha këtë revistë ose vizito sitin tonë www.mt1130.com/sq dhe shih te NA KONTAKTO në fund të faqes.