Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë dini për Dëshmitarët e Jehovait?

Çfarë dini për Dëshmitarët e Jehovait?

Na shihni kur flasim me njerëzit për besimin tonë. Mbase keni lexuar për ne ose keni dëgjuar nga të tjerët. Por, sa dini vërtet për Dëshmitarët e Jehovait?

PROVOJENI NJOHURINË TUAJ

Shënojeni secilin pohim nëse është i vërtetë ose i rremë.

I VËRTETË I RREMË

  1. Dëshmitarët e Jehovait janë të krishterë.

  2. Dëshmitarët e Jehovait janë kreacionistë.

  3. Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë trajtim mjekësor.

  4. Dëshmitarët e Jehovait e pranojnë të gjithë Biblën.

  5. Dëshmitarët e Jehovait përdorin vetëm përkthimin e tyre të Biblës.

  6. Dëshmitarët e Jehovait e kanë ndryshuar Biblën e tyre që ta përshtatin me bindjet e veta.

  7. Dëshmitarët e Jehovait nuk duan të përfshihen në komunitet.

  8. Dëshmitarët e Jehovait i përbuzin njerëzit e feve të tjera.

Për përgjigjet, shihni faqet vijuese.

  1. 1. I VËRTETË. Ne përpiqemi të ndjekim me kujdes mësimet dhe sjelljen e Jezu Krishtit. (1 Pjetrit 2:21) Megjithatë, në disa aspekte, jemi të ndryshëm nga grupe të tjera fetare që quhen të krishtere. Për shembull, ne besojmë se Bibla mëson që Jezui është Biri i Perëndisë, jo pjesë e një Trinie. (Marku 12:29) Nuk besojmë se shpirti është i pavdekshëm ose se ka ndonjë bazë në Shkrime për të thënë se Perëndia i torturon njerëzit në ferrin e përjetshëm. As besojmë se ata që drejtojnë shërbesat fetare duhet të kenë tituj që i lartësojnë mbi të tjerët.Eklisiastiu 9:5; Ezekieli 18:4; Mateu 23:8-10.

  2. 2. I RREMË. Ne besojmë se Perëndia krijoi gjithçka, por nuk jemi dakord me shumë veta që besojnë në kreacionizëm. Pse jo? Sepse një sërë idesh kreacioniste bien ndesh me Biblën. Për shembull, disa thonë se gjashtë ditët e krijimit ishin ditë të mirëfillta 24-orëshe. Por, fjala ‘ditë’ në Bibël mund t’i referohet një periudhe të konsiderueshme kohe. (Zanafilla 2:4; Psalmi 90:4) Disa kreacionistë të tjerë mësojnë se Toka është krijuar vetëm pak mijëra vjet më parë. Megjithatë, sipas Biblës, Toka dhe universi tashmë ekzistonin shumë kohë para gjashtë ditëve të krijimit. 1Zanafilla 1:1.

  3. 3. I RREMË. Ne pranojmë ilaçe dhe trajtim mjekësor. Në fakt, ashtu si Luka, një i krishterë i shekullit të parë, edhe sot disa Dëshmitarë të Jehovait janë mjekë. (Kolosianëve 4:14) Megjithatë, ne refuzojmë çfarëdo trajtimi që bie ndesh me parimet biblike. Për shembull, nuk i pranojmë transfuzionet e gjakut, sepse Bibla e ndalon futjen e gjakut në trup.Veprat 15:20, 28, 29.

    Edhe në këto raste, kërkojmë kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm për veten dhe familjet tona. Në fakt, trajtimet për të pakësuar humbjen e gjakut që janë zhvilluar për të ndihmuar pacientët Dëshmitarë, tani po përdoren në dobi të të gjithë njerëzve. Në shumë vende, çdo pacient tani mund të zgjedhë t’i shmangë rreziqet e transfuzionit, si sëmundjet që transmetohen nëpërmjet gjakut, reaksionet e sistemit imunitar dhe gabimet njerëzore.

  4. 4. I VËRTETË. Ne besojmë se e gjithë Bibla është ‘e frymëzuar nga Perëndia dhe e dobishme’. (2 Timoteut 3:16) Këtu përfshihet edhe Dhiata e Vjetër, edhe Dhiata e Re, siç njihen zakonisht. Në përgjithësi, ne i quajmë këto pjesë të Biblës: Shkrimet Hebraike dhe Shkrimet e Krishtere Greke. Në këtë mënyrë, nuk lëmë përshtypjen se disa pjesë të Biblës janë të pavlera ose jo të kohës.

  5. 5. I RREMË. Ne përdorim shumë përkthime gjatë studimit të Biblës. Por, kur disponohet në një gjuhë të caktuar, çmojmë në veçanti Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re sepse përdor emrin e Perëndisë dhe është i saktë e i qartë. Të flasim për përdorimin e emrit të Perëndisë, Jehova. Në parathënien e një përkthimi të Biblës, ka një listë me emrat e 79 njerëzve që në ndonjë mënyrë kontribuan për ta nxjerrë atë përkthim. Megjithatë, e njëjta Bibël nuk e përmend emrin e vetë Autorit—Perëndisë Jehova! Krejt ndryshe, Përkthimi Bota e Re e rivendos emrin hyjnor në mijëra vendet ku ekzistonte në tekstin origjinal. 2

  6. 6. I RREMË. Kur kuptonim se bindjet tona nuk ishin tërësisht në përputhje me Biblën, e ndreqnim kuptueshmërinë tonë. Shumë kohë para se të botonim Shkrimet e ShenjtaPërkthimi Bota e Re në vitin 1950, përdorëm çdo përkthim të Biblës që kishim në dispozicion dhe formuam bindjet tona në bazë të tyre.

  7. 7. I RREMË. Shërbimi ynë u sjell dobi shumë vetave në komunitet. Kemi ndihmuar mjaft njerëz të mposhtin vese të dëmshme, si abuzimi me drogën dhe alkoolin. Klasat kundër analfabetizmit që organizojmë, ndihmojnë mijëra veta anembanë globit që të mësojnë shkrim e lexim. Gjithashtu, ndihmojmë në rast katastrofash duke u ofruar ndihmë praktike qoftë atyre që janë Dëshmitarë, qoftë të tjerëve. Përpiqemi t’u japim mbështetje emocionale dhe t’ua forcojmë besimin te Zoti atyre që kanë jashtëzakonisht nevojë në kohë të tilla. 3

  8. 8. I RREMË. Ne ndjekim këshillën biblike që ‘të respektojmë këdo’, pavarësisht nga bindjet e tij fetare. (1 Pjetrit 2:17, Today’s English Version) Për shembull, ndonëse në disa vende ka qindra mijë Dëshmitarë, ne nuk përpiqemi t’u bëjmë presion politikanëve ose ligjvënësve që t’ua kufizojnë ose t’ua ndalojnë veprimtarinë grupeve të tjera fetare. Po ashtu nuk bëjmë fushata që të miratohen ligje të cilat do t’ua impononin të tjerëve bindjet tona morale dhe fetare. Përkundrazi, jemi po aq tolerantë ndaj të tjerëve, sa do të donim të ishin edhe ata me ne.Mateu 7:12.

Ky artikull përmban informacione të përzgjedhura nga siti ynë zyrtar, jw.org. Për më shumë, shko te PËR NE > PYETJE QË BËHEN MË SHPESH.

^ 1. Për këtë arsye, ndryshe nga disa kreacionistë, nuk jemi kundër kërkimeve shkencore të besueshme që tregojnë se toka mund të jetë miliardavjeçare.

^ 2. Përkthimi Bota e Re ka një veçori tjetër dalluese: shpërndahet falas. Si rrjedhim, miliona njerëz mund ta lexojnë Biblën në gjuhën amtare. Përkthimi Bota e Re disponohet në rreth 130 gjuhë. Madje mund ta lexosh online në www.mt1130.com.

^ 3. Një mënyrë si i përdorim kontributet është duke u ardhur në ndihmë të prekurve nga katastrofat. (Veprat 11:27-30) Meqë puna kryhet nga vullnetarë pa pagesë, fondet e mbledhura shkojnë vërtet te nevojtarët e jo për pagat e administratës.