BOTA NË KAOS
3 | Ruaj marrëdhëniet me njerëzit e tu të dashur
PSE KA RËNDËSI
Teksa ankthi nga kaosi në botë shtohet, shumë njerëz si pa kuptuar, lejojnë që marrëdhëniet me njerëzit e tyre të dashur të ftohen.
-
Njerëzit izolohen nga miqtë.
-
Bashkëshortët bëhen gjithnjë e më agresivë ndaj njëri-tjetrit.
-
Prindërit i kushtojnë pak ose aspak vëmendje ankthit të fëmijëve të tyre.
Ç’duhet të dish
-
Miqësitë janë thelbësore për shëndetin fizik dhe emocional, sidomos gjatë periudhave të vështira.
-
Stresi i shkaktuar nga kaosi mund të sjellë probleme të papritura për familjen.
-
Lajmet tronditëse mund të ndikojnë te fëmijët e tu më shumë sa ç’e mendon.
Ç’mund të bësh
Bibla thotë: «Miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.
Mendo për dikë që është i gjindshëm dhe që mund të të japë këshilla praktike. Një mik i tillë i dashur do të të ndihmojë të kesh forcën për të përballuar vështirësitë e përditshme.