Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Toledoja përfaqëson historinë dhe kulturën e Spanjës. Ajo u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore më 1986 dhe është ndër vendet më të vizituara nga turistët

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Spanjë

Një vizitë në Spanjë

SPANJA është vend i larmishëm për nga peizazhi dhe nga popullsia. Një pjesë e mirë e saj është e veshur me fusha me grurë, me vreshta dhe ullinj. Në jug, nga kontinenti i Afrikës e ndan Kanali i Gjibraltarit prej rreth 14 kilometrash.

Shumë popuj, si fenikasit, grekët dhe kartagjenasit, emigruan në këtë cep jugperëndimor të Evropës. Me ta pushtuar romakët në shekullin e tretë p.e.s., e quajtën Hispania. Pastaj e pushtuan visigotët dhe arabo-berberët, që lanë pasurinë e tyre kulturore.

Në një nga vitet e fundit Spanjën e vizituan mbi 68 milionë turistë. Shumica e turistëve shkojnë për rrezet e diellit, për plazhet me rërë të praruar dhe për thesaret artistike, historike dhe arkitekturore. Shumë i tërheq edhe kuzhina spanjolle. Ushqime tipike janë: frutat e detit, proshuta, gjellët me mish, sallatat dhe perimet e gatuara ose të lezetuara me vaj ulliri. Omëletat spanjolle, paeja dhe tapas janë me famë botërore.

Mariskada është një pjatë tipike me fruta deti

Duke kërcyer flamenko

Spanjollët janë miqësorë dhe të shoqërueshëm. Mjaft prej tyre thonë se janë katolikë, por të paktë janë ata që ndjekin meshën. Vitet e fundit atje kanë emigruar nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine. Shumë emigrantëve u pëlqen të flasin për bindjet dhe zakonet fetare. Dëshmitarët e Jehovait kanë bërë biseda të efektshme me ta dhe u kanë mësuar çfarë thotë Bibla për mjaft tema.

Gjatë 2015-s, mbi 10.500 Dëshmitarë dolën vullnetarë për të ndërtuar ose për të rinovuar 70 nga vendet e tyre të adhurimit, të quajtura Salla Mbretërie. Bashkitë kanë dhënë truall falas për disa nga këto projekte. Për të ndihmuar emigrantët, Dëshmitarët e Jehovait organizojnë mbledhje në më tepër se 30 gjuhë, përveç spanjishtes. Në vitin 2016 mbi 186.000 veta ndoqën një mbledhje speciale që mbajtën Dëshmitarët e Jehovait për të përkujtuar vdekjen e Jezu Krishtit.