Zgjero rrethin e miqve
Problemi
Nëse izolohemi nga njerëzit që i shohim me sy negativ, ka mundësi që t’i përforcojmë paragjykimet. E nëse kemi miq vetëm njerëzit që janë si ne, mund të arrijmë në përfundimin se mënyra si mendojmë, si ndihemi e si veprojmë, është e vetmja mënyrë e duhur.
Parim nga Bibla
«Hapini plotësisht dyert e zemrës.»—2 KORINTASVE 6:13.
Çfarë do të thotë? Fjala «zemër» nënkupton emocionet tona. Nëse u tregojmë përzemërsi vetëm njerëzve që janë si ne, zemra jonë ngushtohet. Për të shmangur këtë problem, duhet të jemi me mendje të hapur që të lidhim miqësi me njerëz që nuk janë si ne.
Si ndihmon zgjerimi i rrethit të miqve
Kur i njohim personalisht të tjerët, fillojmë të kuptojmë pse i bëjnë gjërat ndryshe nga ne. E sa më shumë afrohemi, as që e vëmë re që u përkasin një grupi tjetër. Fillojmë t’i vlerësojmë më shumë, dhe gëzimet e hidhërimet e tyre bëhen tonat.
Të shohim shembullin e Naziresë, që dikur i paragjykonte imigrantët. Ajo tregon çfarë e ndihmoi: «Punoja e kaloja kohë me ta. Takova njerëz që ishin krejt ndryshe nga ajo që thuhej për ta në komunitet. Një herë që bën miq njerëz të kulturave të ndryshme, mëson të mos i kategorizosh në stereotipe dhe fillon t’i duash e t’i vlerësosh për atë që janë.»
Çfarë mund të bësh
Krijo mundësi për t’u folur njerëzve të një vendi, etnie ose gjuhe tjetër. Mund:
-
T’i pyetësh pak për veten.
-
T’i ftosh për një vakt.
-
T’i dëgjosh kur flasin për veten dhe të kuptosh çfarë është e rëndësishme për ta.
Nëse përpiqesh të kuptosh si ua kanë formuar personalitetin rrethanat në jetë, do të fillosh t’i shohësh me sy pozitiv njerëzit e atij grupi.