Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Qyteti i Astanës

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Kazakistan

Një vizitë në Kazakistan

KAZAKËT kanë jetuar historikisht si nomadë. Deri sot e kësaj dite disa çobanë kazakë i çojnë kopetë në kullota të ndryshme në varësi të stinës. Në verë i çojnë në bjeshkë. Më pas, teksa afron dimri me dëborë, i zbresin kopetë në vende më të ngrohta.

Disa kazakë jetojnë në qytete të zhvilluara e moderne. Prapëseprapë, shumë tradita, ushqime dhe punime artizanale janë pasqyrë e stilit nomad të jetesës së paraardhësve të tyre. Kazakët gëzojnë një trashëgimi të pasur me poezi, këngë dhe muzikë me vegla tradicionale.

Jurtet, shtëpi portative tradicionale nomadësh, janë bërë simbol i njerëzve që jetojnë në harmoni me natyrën. Barinjtë i preferojnë akoma jurtet, ndërsa ata që jetojnë në qytet, i përdorin shpesh për raste speciale. Ato përdoren edhe si strehim i rehatshëm për turistët. Pjesa e tyre e brendshme është si një ekspozitë ku shpaloset mjeshtëria e grave në qëndisje, thurje dhe në punimin e qilimave.

Brenda një jurte

Familjet në zonat rurale i çmojnë jashtë mase kuajt. Ka të paktën 21 fjalë kazake për kalin, secila me nuancën e vet kuptimore, dhe mbi 30 fjalë e shprehje që përshkruajnë ngjyrën e kalit. Një kalë race është ende një dhuratë e kushtueshme dhe që çmohet shumë. Çunat në fshat mësojnë të kalërojnë që në moshë të njomë.

Një pjatë tradicionale në tryezat kazake zakonisht nuk është pikante dhe ka gjithmonë mish. Ndër pijet e preferuara kazake janë: koumiss, pije me qumësht pele, që mendohet se të bën mirë për shëndetin, dhe shubat, pije me qumësht deveje që vjen pak e thartë dhe është e pasur me vlera ushqyese.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Alma-Atë mirëpret vizitorë dhe është e hapur për vizita.

Leopardi i fshehtë i borës e kalon verën në malet e larta të Kazakistanit