Luftërat: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
Luftërat vazhdojnë ta rrënojnë botën duke shkaktuar dhembje dhe vuajtje të papërshkrueshme. Vër re raportet e mëposhtme:
«Vitin e kaluar, numri i vdekjeve të shkaktuara nga luftërat ishte më i larti në 28 vitet e fundit, kryesisht për shkak të luftërave në Etiopi dhe Ukrainë.»—Instituti i Kërkimeve për Paqe në Oslo, 7 qershor 2023.
«Lufta në Ukrainë ishte vetëm një nga konfliktet që u përshkallëzua në vitin 2022. Përreth botës, dhuna politike u rrit me 27 për qind vitin e kaluar, dhe rreth 1,7 miliardë njerëz vuajtën pasojat e saj.»—Projekti i të Dhënave për Vendndodhjen dhe Ngjarjet e Konflikteve të Armatosura (ACLED), 8 shkurt 2023.
Bibla na jep shpresë. Ajo thotë se «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë». (Danieli 2:44) Kur të qeverisë kjo Mbretëri ose qeveri, Zoti ‘do t’i shuajë luftërat anembanë tokës’.—Psalmi 46:9.