Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk e quajnë kishë vendin ku mblidhen?
Termi grek që në Bibël ndonjëherë përkthehet «kishë», i referohet një grupi adhuruesish e jo ndërtesës ku mblidhen.
Ja një shembull: kur apostulli Pavël u shkroi të krishterëve në Romë, i dërgoi të fala një çifti, Akuilës dhe Prishilës, dhe më pas shtoi: «I bëni të fala edhe kishës që është në shtëpinë e tyre.» (Romakëve 16:5, Diodati i Ri) Pavli këtu nuk po i bënte të fala ndërtesës, por njerëzve, domethënë kongregacionit që mblidhej në atë shtëpi. a
Prandaj, në vend që ta quajmë kishë vendin ku mblidhemi, përdorim emrin «Sallë Mbretërie».
Pse e quajmë «Salla e Mbretërisë e Dëshmitarëve të Jehovait»?
Ky emër është më se i përshtatshëm për një sërë arsyesh:
Ndërtesa është një sallë ose vend mbledhjesh.
Mblidhemi për të adhuruar Jehovain, Perëndinë e Biblës, dhe për të dhënë dëshmi për të.—Psalmi 83:18; Isaia 43:12.
Mblidhemi edhe për të mësuar për Mbretërinë e Perëndisë, për të cilën foli shpesh Jezui.—Mateu 6:9, 10; 24:14; Luka 4:43.
Të ftojmë të vizitosh një prej këtyre Sallave të Mbretërisë në zonën tënde dhe të shohësh me sytë e tu se si mbahet një mbledhje e Dëshmitarëve të Jehovait.
a Shembuj të ngjashëm mund të gjesh edhe te 1 Korintasve 16:19, Kolosianëve 4:15 dhe Filemonit 2.