Pse Dëshmitarët e Jehovait u predikojnë atyre që më parë kanë thënë «s’më intereson»?
Të nxitur nga dashuria për Zotin dhe për të afërmin, Dëshmitarët e Jehovait duan që mesazhin nga Bibla t’ua japin të gjithëve, edhe atyre që më parë kanë thënë «s’më intereson». (Mateu 22:37-39) Dashuria për Perëndinë na shtyn t’i bindemi urdhrit të Birit të tij ‘për të dhënë dëshmi të plotë’. (Veprat 10:42; 1 Gjonit 5:3) Prandaj shkojmë te njerëzit më shumë se një herë që t’u japim mesazhin e Perëndisë, njësoj si profetët e Zotit në kohët e lashta. (Jeremia 25:4) Meqë i duam të tjerët, bëjmë çmos t’u japim të gjithëve ‘lajmin e mirë [jetëshpëtues] për mbretërinë’, edhe atyre që në fillim nuk u interesonte.—Mateu 24:14.
Shpesh, kur kthehemi në shtëpitë që më parë nuk kishte interes, gjejmë njerëz që u intereson. Ja tri arsye:
Njerëzit ndryshojnë vendbanim.
Të tjerë nga familja shfaqin interes për mesazhin tonë.
Njerëzit ndryshojnë. Për shkak të ngjarjeve botërore ose të rrethanave personale, disa bëhen më «të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë» dhe tregojnë interes për mesazhin e Biblës. (Mateu 5:3) Edhe ata që janë kundërshtarë mund të ndryshojnë rrënjësisht, si apostulli Pavël.—1 Timoteut 1:13.
Gjithsesi, nuk detyrojmë askënd të pranojë mesazhin tonë. (1 Pjetrit 3:15) Besojmë se çdokush duhet të vendosë vetë kur bëhet fjalë për besimin.—Ligji i përtërirë 30:19, 20.