10 MAJ 2022
IZRAEL
Prezantohet botimi i plotë i Përkthimit Bota e Re në hebraishten e sotme
Kohët e fundit, të gjitha kongregacionet e gjuhës hebraike në territorin e degës së Izraelit u njoftuan se, duke filluar nga 2 maji 2022, botimi i plotë i Përkthimit Bota e Re në hebraishten e sotme është në dispozicion për t’u shkarkuar në format dixhital. Botimi i shtypur do të jetë në dispozicion në shtator 2022.
Ky botim bashkon përkthimin e Shkrimeve Hebraike që doli më 2020 me përkthimin e rishikuar të Shkrimeve të Krishtere Greke. Kjo është hera e parë që botimi i plotë i Përkthimit Bota e Re vihet në dispozicion në hebraishten e sotme në një vëllim të vetëm. Përkthimi i Shkrimeve Hebraike në hebraishten moderne i ndihmon lexuesit të kapin kuptimin e tekstit të frymëzuar e të lashtë, të cilin shumica e lexuesve sot e ka të vështirë ta kuptojë.
Një pjesëtar i skuadrës së përkthimit tha: «Përkthimet e Biblës në hebraishten e sotme, sidomos përkthimet e Shkrimeve Hebraike, nuk gjenden kollaj. Prandaj jemi shumë të lumtur që tani kemi botimin e plotë të Përkthimit Bota e Re me veçoritë e tij të shumta e fantastike, sidomos me tërë referimet, që do të na ndihmojnë jashtë mase t’i kuptojmë më mirë vargjet e Biblës.»
Një pjesëtar tjetër i skuadrës së përkthimit komenton: «Falënderojmë Jehovain për këtë dhuratë. Ky botim do t’i ndihmojë Dëshmitarët e Jehovait dhe gjithë të tjerët që flasin gjuhën hebraike, të zhvillojnë një miqësi të ngushtë e të dashur me Atin tonë qiellor.»—Jakovi 4:8.