26 KORRIK 2019
SPANJË
Madrid, Spanjë—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
Datat: 19-21 korrik 2019
Vendi: Stadiumi Wanda Metropolitano në Madrid, Spanjë
Gjuhët: angleze, spanjolle, spanjolle e shenjave
Maksimumi i të pranishmëve: 52.516
Numri i të pagëzuarve: 434
Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 6.300
Degët e ftuara: Amerika Qendrore, Argjentinë, Bullgari, Ganë, Holandë, Hungari, Kanada, Kore, Peru, Republika Domenikane, Slloveni, Shtetet e Bashkuara, Shqipëri, Tajvan, Turqi
Komente pozitive: Sezar Lopezi, menaxheri i një hoteli ku ndenjën disa delegatë, thotë: «Kemi përjetuar diçka të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë kohës stafi ynë ka folur vetëm për delegatët e buzëqeshur, të sjellshëm e miqësorë. Mendoj se delegatët e kishin mësuar para se të vinin këtu se [«Dashuria nuk shuhet kurrë»]. Çdo delegat në hotelin tonë tregoi dashuri. Urojmë që të vini përsëri!»
Vëllezër dhe motra vendës mirëpresin me entuziazëm delegatët në aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas
Një motër vendase dhe një delegate predikojnë në Madrid me ftesat e kongresit
Delegatët duke hyrë në stadium në mëngjes
Delegatë ndërkombëtarë të buzëqeshur përshëndetin në fund të programit të premten
Dy Dëshmitarë të vegjël në një nga stadiumet ku u transmetua programi, tregojnë celularët me botimin e rishikuar Përkthimi Bota e Re në spanjisht. Të premten, Bibla u prezantua në Madrid dhe njëkohësisht në 11 vende të tjera në Spanjë
Një nga 434 vëllezërit dhe motrat që u pagëzuan, duke buzëqeshur
Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera, përshëndetin auditorin në fund të kongresit
Duartrokasin me gëzim gjatë kongresit
Vëlla Gerrit Lëshi, anëtar i Trupit Udhëheqës, takon një nga shërbëtorët specialë në kohë të plotë pas kongresit
Motra të veshura ngjyra-ngjyra kërcejnë një valle popullore spanjolle gjatë një shfaqjeje për delegatët