Kalo te përmbajtja

A e përmend Bibla purgatorin?

A e përmend Bibla purgatorin?

Përgjigjja e Biblës

 Jo, nuk e përmend. Bibla as e përmban fjalën «purgator», as mëson se shpirtrat e të vdekurve, pastrohen në purgator. a Shqyrto çfarë mëson Bibla për mëkatin e vdekjen dhe si bie në kundërshtim doktrina e purgatorit me mësimet e saj.

  •   Njeriun e pastron nga mëkati besimi te gjaku i Jezuit, jo koha që kalon në një të ashtuquajtur purgator. Bibla thotë se «gjaku i Jezuit, Birit të [Perëndisë], na pastron nga çdo mëkat» dhe se «Jezu Krishti . . . na liroi nga mëkatet tona, me gjakun e tij». (1 Gjonit 1:7; Zbulesa 1:5) Jezui dha «jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve», që të shlyente mëkatet e tyre.—Mateu 20:28, Diodati i Ri.

  •   Njerëzit që kanë vdekur, janë të pavetëdijshëm. «Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.» (Eklisiastiu 9:5, Diodati i Ri) Dikush që ka vdekur nuk mund të ndiejë asgjë, prandaj nuk mund ta pastrojë ndonjë zjarr purgatori.

  •   Pas vdekjes nuk ka asnjë ndëshkim për mëkatet. Bibla thotë se «paga e mëkatit është vdekja» dhe se «ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati». (Romakëve 6:7, 23, Diodati i Ri) Vdekja është ndëshkimi i plotë për mëkatin.

a Libri Orpheus: A General History of Religions thotë për purgatorin se «ai nuk përmendet fare në ungjij». Po ashtu, New Catholic Encyclopedia thotë: «Si përfundim, doktrina katolike për purgatorin bazohet në tradita, jo në Shkrimet e Shenjta.»​—Botimi i dytë, vëllimi 11, faqja 825.

b Shih New Catholic Encyclopedia, botimi i dytë, vëllimi 11, faqja 824.