Kalo te përmbajtja

Kur u shkruan tregimet për Jezuin?

Kur u shkruan tregimet për Jezuin?

Përgjigjja e Biblës

 Apostulli Gjon tha për tregimin e tij rreth jetës së Jezuit: «Ai që e ka parë këtë, dha dëshmi, e dëshmia e tij është e vërtetë, sepse ai njeri e di se thotë gjëra të vërteta, që edhe ju të besoni.»—Gjoni 19:35.

 Një arsye për t’u besuar tregimeve të ungjijve të dokumentuara nga Mateu, Marku, Luka e Gjoni është se u shkruan kur shumë dëshmitarë okularë të ngjarjeve që përshkruhen, ishin ende gjallë. Sipas disa burimeve, Ungjilli i Mateut u shkrua tetë vjet pas vdekjes së Krishtit, domethënë, rreth vitit 41 të e.s. Mjaft studiues preferojnë një datë disi më të vonë, por në përgjithësi janë dakord se të gjithë librat e Shkrimeve të Krishtere Greke u shkruan gjatë shekullit të parë të e.s.

 Ata që e panë Jezuin kur ishte gjallë në tokë, që ishin dëshmitarë të vdekjes së tij dhe që panë ringjalljen e tij, mund të vërtetonin saktësinë e tregimeve të ungjijve. Gjithashtu, nëse do të kishte ndonjë pasaktësi, ata mund ta demaskonin fare lehtë. Profesor Frederik Brusi vëren: «Një nga pikat më të forta të predikimit të hershëm të apostujve ishte se përmendte me siguri fakte të njohura nga dëgjuesit. Ata nuk thanë vetëm: ‘Ne jemi dëshmitarë të këtyre gjërave’,—por edhe,—‘siç e dini edhe vetë’. (Veprat 2:22).»