Si duket Djalli?
Përgjigjja e Biblës
Djalli është një krijesë e padukshme qiellore. Kjo do të thotë që nuk ka një trup fizik si njerëzit.—Efesianëve 6:11, 12.
Zakonisht Djallin e paraqesin si një cjap me brirë, me bisht të gjatë dhe me një sfurk. Disa janë të mendimit që ky imazh për Djallin e ka origjinën nga artistët e mesjetës, që ka mundësi të jenë ndikuar nga folklori dhe mitologjia.
Si përshkruhet Djalli në Bibël?
Në Bibël, Djalli përshkruhet në shumë mënyra. Kjo na ndihmon të kuptojmë ç’personalitet ka dhe jo si duket. Ja disa shembuj:
Engjëll drite. U ofron njerëzve gjëra të mira në dukje, që të ndjekin mësimet e tij, jo të Perëndisë.—2 Korintasve 11:14.
Luan që ulërin. Sulmon pa mëshirë adhuruesit e Perëndisë.—1 Pjetrit 5:8.
Dragua i madh. Ngjall frikë, është i fuqishëm e sjell shkatërrim.—Zbulesa 12:9.