Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Si të përdorësh Listat

Si të përdorësh Listat

Tek opsioni Studimi Personal, mund të krijosh lista të videove, të programeve audio dhe të figurave. Për shembull, mund:

  • Të bësh një listë me këngët e tua të preferuara teokratike

  • Të gruposh video dhe figura për t’i përdorur në shërbim

  • Të përgatitësh një listë me figura për fjalimin dhe t’ua kalosh vëllezërve që ndihmojnë me audio-videon

 Krijo dhe organizo një listë

 Modifiko një listë

 Shkurto një material që ke në Listë

 Dërgo një listë

 Komandat e shpejta nga tastiera

 Krijo dhe organizo një listë

Krijo një listë

  1. Shko te Studimi Personal > Listat

  2. Zgjidh opsionin Shto te listat

  3. Zgjidh opsionin Krijo një listë ose Importo një listë

    • Krijo një listë: Emërto listën dhe zgjidh opsionin Krijo

    • Importo një listë: Përdor shfletuesin e skedarëve në pajisjen tënde për të gjetur dhe importuar një listë ekzistuese

Shto materiale në një listë

Videot, muzika, dhe programet e tjera audio në aplikacion

  1. Kliko opsionin Shiko më shumë me tri pika në një material specifik

  2. Zgjidh opsionin Shto në listën e videove

  3. Zgjidh një nga listat që ke tashmë ose kliko opsionin Krijo një listë për ta shtuar në një listë të re

Figurat në aplikacion

  1. Zgjidh një figurë

  2. Kliko opsionin Shto në listën e videove

  3. Zgjidh një nga listat që ke tashmë ose kliko opsionin Krijo një listë për ta shtuar në një listë të re

Nga burime të tjera

Mund të shtoni video, audio ose figura në një listë.

  1. Shko te faqja Listat

  2. Hap një nga listat që ke tashmë

  3. Zgjidh opsionin Importo materialin

  4. Përdor shfletuesin e skedarëve në pajisjen tënde për të gjetur dhe importuar materialin

 Modifiko një listë

Riemërto

Riemërto një listë:

  • Nëse je në faqen Listat, kliko opsionin Shiko më shumë me tri pika tek një listë specifike, zgjidh opsionin Riemërto dhe vendosi një emër të ri

  • Nëse je në një listë, zgjidh opsionin Riemërto dhe vendosi një emër të ri

Riemërto materialin e një liste:

  1. Kliko opsionin Shiko më shumë me tri pika tek materiali i listës

  2. Zgjidh opsionin Riemërto dhe vendosi një emër të ri

Rendit materialet në një listë

  • Tërhiq dhe lësho materialet në listë për të ndryshuar renditjen

Ndrysho mënyrën si luhet një material

Kur materiali i një liste hapet, ai luhet automatikisht. Mund të ndryshoni mënyrën si luhet tek opsioni Parametrat. Opsionet janë Luaj dhe Pauzë.

Ndrysho mënyrën si luhen materialet (End Action)

Për të ndryshuar çfarë ndodh me materialin e një liste kur arrin në fund:

  1. Kliko opsionin Mbaro (End Action)

  2. Zgjidh një opsion tjetër për mënyrën si luhen materialet

Opsioni automatik është Vazhdo. Mund ta ndryshoni tek opsioni Veprim automatik te Parametrat.

(End Action)

Çfarë ndodh

Vazhdo

Vazhdon te materiali tjetër në listë

Ndalo

Të rikthen te lista me materialet

Pauzë

Materiali që po luhet, kur është në fund ndal dhe nuk kalon te tjetri

Përsërit

I njëjti material fillon të luhet sërish

 Shkurto një material në listë

Opsioni Shkurto të lejon të luash fragmentin e përzgjedhur nga një video ose audio e gjatë.

  1. Zgjidh butonin Shiko më shumë me tri pika te një material specifik në një listë dhe pastaj zgjidh Shkurto

    Ose, nëse po luan një material, zgjidh butonin Parametrat dhe pastaj Shkurto

  2. Përdor treguesit e prerjes për të vendosur kur do që të fillojë dhe të mbarojë materiali

    Për një shkurtim më të detajuar se kur do që të fillojë e të mbarojë, prek dhe tërhiq shenjat si shigjeta që janë majtas dhe djathtas

  3. Prek butonin Luaj për të parë pjesën e shkurtuar

 Dërgo një listë

Mund të dërgoni një listë duke përdorur veçorinë Dërgo.

  • Nëse je në faqen Listat, zgjidh opsionin Shiko më shumë me tri pika te një listë specifike, zgjidh opsionin Dërgo dhe përzgjidh mënyrën e shpërndarjes

  • Nëse je në një listë, zgjidh opsionin Dërgo dhe përzgjidh mënyrën e shpërndarjes

 Komandat e shpejta nga tastiera

Komandat e shpejta nga tastiera të ndihmojnë të lundrosh në materialet e një liste.

Windows

macOS

Kthehu te materiali i mëparshëm

Page Up

Function-Shigjeta lart

Shko te materiali i radhës

Page Down

Function-Shigjeta poshtë